Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sanksione të reja kundër Rusisë dhe ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje OKB-së të “veprojë menjëherë” ose “të shpërbëhet plotësisht” gjatë një fjalimi në të cilin tregoi pamje tronditëse të kufomave - përfshirë fëmijë – të cilët sipas tij janë viktima të ushtrisë ruse. Zelenski i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të dëbojë Rusinë “në mënyrë që ajo të mos bllokojë vendimet për agresionin e saj”.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov tha se viktimat në Buça janë një “provokim” që synon të pengojë bisedimet midis Moskës dhe Kievit.

Kina nuk është indiferente ndaj monitorimit të situatës në Ukrainë ose ndaj “shtimit të benzinës në zjarr”, tha përfaqësuesi i përhershëm i Pekinit në OKB Çzhan Czjun. “Ne sinqerisht duam paqe. Kina do të vazhdojë të avancojë bisedimet e paqes dhe do të luajë një rol konstruktiv për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”, tha diplomati.

Shtetet e Bashkuara po ndajnë 100 milionë dollarë shtesë për sistemet antitank për Ukrainën, tha Sekretari i Shtetit Antëni Blinken. Estonia i dorëzoi Ukrainës raketa antitank, topa, mina dhe obusë, armë automatike, granatahedhës dhe municione, njoftoi Ambasada e Estonisë në Kiev. Çekia dërgoi tanke dhe automjete të blinduara në Ukrainë, raportoi Reuters.

BE do të shpallë paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë. Kufizimet e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus, ndalimin total të transaksioneve me katër banka ruse, mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse, ndalimin e kompanive ruse të marrin pjesë në prokurimet publike në BE dhe kufizime shtesë në eksportet për Rusinë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin vlerëson se më shumë se 11 milionë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga pushtimi rus. Më shumë se 7.1 milionë prej tyre janë të zhvendosur në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zyra e Prokurorit Publik Evropian akuzoi dy bullgarë për mashtrim për mijëra euro

Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..

botuar më 25-02-28 12.16.MD

Ekspozitë dokumentare kushtuar Çlirimit të Bullgarisë hapet në të hapur në Sofje

Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..

botuar më 25-02-28 9.45.PD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov kërkoi imunitetin e pesë deputetëve nga "Vëzrazhdane"

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..

botuar më 25-02-28 9.38.PD