Formacionet e koalicionit të katërpalësh në pushtet mbajtën Këshillin e Koalicionit. Kryetari i “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov deklaroi pas këshillit se partia nuk do të heqë dorë nga kandidati për guvernator të Bankës Popullore Bullgare Ljubomir Karimanski. Ai tha se e pranon thirrjen për tërheqjen e Karimanskit si “shantazh”. Në mosmarrëveshje shfrytëzohet problemi i pagesave për kompanitë e ndërtimit të rrugëve, duke lënë të kuptohet se ato kanë një lloj skeme korrupsioni nga e cila do të përfitojë “Ka një popull të tillë”, tha Jordanov. Prandaj nga partia do të propozojnë që komisionet parlamentare të të gjitha politikave përkatëse të miratojnë pagesat e mëdha të ministrive.
Ditën e enjte do të lëvizë ajër i ftohtë nga veriperëndimi dhe reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë në zonat veriperëndimore dhe malore. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në Sofje deri në 1°. Gjatë ditës do të ketë reshje..
Deri në fund të nëntorit, policia kufitare bullgare ka ndaluar më shumë se 176 000 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në BE. Kjo është një rritje prej 13% krahasuar me nëntorin 2022, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Për muajin nëntor,..
Inflacioni ka rënë në nivelet e paraluftës në Ukrainë. Në tetor 2021 ishte 6 për qind dhe këtë tetor është 5,8 për qind, tha kryeministri Nikollaj Denkov para mbledhjes së qeverisë. “Ne kemi vendosur edhe masa që garantojnë çmime më të ulëta për..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, pak më të ulëta do të jenë në veriperëndim, në Sofje - deri në 2°. Gjatë ditës..
"Nuk heq dorë nga synimi im që Bullgaria dhe Rumania të bëhen pjesë e Shengenit akoma këtë vit, tha komisionerja evropiane për punë të brendshme..
Sipas një sondazhi të Eurobarometrit të porositur nga Parlamenti Evropian, sipas 72% të qytetarëve të BE-së dhe 57% të bullgarëve, vendi i tyre përfiton..