Pavarësisht ndërprerjes së furnizimit me gaz për Bullgarinë nga Gazprom, vendi ynë nuk ka asnjë problem me furnizimet. Këtë e bënë të ditur në një konferencë të përbashkët për shtypin Kryeministri Kirill Petkov dhe Zëvendëskryeministri Asen Vasilev, bashkëkryetarë të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Ata thanë se Bullgaria nuk do të përmbushë asnjë kërkesë jashtë kontratës së furnizimit të gazit me “Gazprom Export”. Petkov shtoi se si një masë përgjegjëse për shkeljen e njëanshme të kontratës së furnizimit me gaz nga Rusia, Bullgaria tashmë po shqyrton të gjitha kontratat ekzistuese për transitin e gazit rus. Ai siguroi se tranziti ende nuk është ndalur. Sipas tij, gazi u ndal fillimisht në Poloni, Bullgari dhe Lituani, pasi u erdhi radha të paguajnë sipas kalendarit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se nëse Bullgaria dhe Polonia bien dakord të paguajnë në rubla për gazin natyror rus sipas sistemit të ri, furnizimet me to do të rifillojnë, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..