Nga e diela, më 1 maj, anulohen masat kundër epidemisë për hyrjen në territorin e Republikës së Bullgarisë të personave që vijnë nga vende të tjera. Kjo thuhet në urdhrin e Ministres së Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova që nga data 28 prill.
Kujtojmë se deri më 1 maj, personat që vijnë nga vende të tjera mund të hyjnë në Bullgari pasi paraqitin një certifikate të vlefshme digjitale të BE-së për COVID-in për vaksinim, për kalimin e sëmundjes, ose për zhvillim analizash, ose një dokument ekuivalent ose të ngjashëm që përmban të njëjtat të dhëna.
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..
Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..
Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen..