Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina do të ftojë kompanitë bullgare të marrin pjesë në rindërtimin e vendit

Foto: BGNES

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po punohet për të devijuar gazin natyror direkt për në Bullgari dhe Poloni në përgjigje të pezullimit të furnizimeve ruse. “Ne nuk do ta lejojmë Rusinë të shmangë sanksionet me anë të frikësimit apo zhvatjes. Ne nuk do t'i lejojmë ata të përdorin naftën dhe gazin e tyre për të shmangur pasojat e agresionit të tyre”, sqaroi Biden cituar nga Reuters.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një buxhet prej 33 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, duke sanksionuar mundësinë e heqjes së aseteve të oligarkëve rusë në Shtetet e Bashkuara në favor të Kievit.

Bullgaria do të jetë një nga vendet e pakta që do të ftohet në programin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ftesa iu drejtua nga presidenti Volodimir Zelenski kryeministrit Kiril Petkov dhe është një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Bullgarisë, njoftoi Këshilli i Ministrave në Facebook.

Një marsh proteste në Sofje, i mbledhur në rrjetet sociale, bëri thirrje për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe refuzimin e përdorimit të gazit rus, me të cilin Moska po financon agresionin kundër Ukrainës. Marshimi përfundoi tek Ura e Shqiponjave, ku për rreth 40 minuta protestuesit bllokuan udhëkryqin kryesor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare: Frika nga agresioni i mundshëm rus ndaj vendeve të tjera po rritet

Sipas një raporti të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, në vitin 2024 do të ruhet intensiteti i lartë i shkeljeve ndaj sigurisë kombëtare në lidhje me operacionet e shërbimeve të huaja speciale, fushatat keqdashëse të informacionit dhe sulmet..

botuar më 24-05-31 5.06.MD

30% e bullgarëve nuk arrijnë të dalin në pension dhe vdesin para se të mbushin 65 vjeç

Jetëgjatësia në Bullgari është rritur me një vit e gjysmë, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Studimi është për periudhën 2021 - 2023 krahasuar me 2020 - 2022. Por krahasuar me 10 vite më parë, jetëgjatësia mesatare është..

botuar më 24-05-31 3.58.MD
Petër Dimitrov

Deputetët pyesin ministrin e ekologjisë nëse u morën masa për një magazinë me 200 kg zhivë në qytetin Përnik

Dy deputetë të qarkut të qytetit Pernik i parashtruan një pyetje Kuvendit Popullor në lidhje me zbulimin e rreth 200 kg merkur dhe substanca të tjera toksike në një magazinë në qytetin e rajonit. Përmes saj ata i drejtojnë pyetje ushtruesit të detyrës..

botuar më 24-05-31 12.47.MD