Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mund të kërkojë një periudhë shtyrjeje për të pezulluar furnizimet me naftë ruse

Asen Vasilev
Foto: minfin.bg

Bullgaria mund të kërkojë një periudhë shtyrjeje për pezullimin e furnizimeve ruse të naftës nëse Komisioni Evropian e lejon këtë mundësi në paketën e ardhshme të sanksioneve të reja kundër Rusisë. Këtë e tha Zëvendëskryeministri Asen Vasilev në takimin e parë të punës së ministrave të energjetikës të 8 vendeve të rajonit, që po mbahet në Sofje.

Në kuadrin e forumit duhet të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e lidhjes së gazit Bullgari-Serbi. Vlera totale e kontratës është 140 milionë leva (71 milionë euro) pa TVSH. Financimi është në kuadrin e një granti nga Mekanizmi për Konektivitetin e Evropës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Nën Mbrojtjen e së shenjtës" ekspozon tekste të krishtera dhe myslimane të shekujve XIII - XX

Sot nga ora 13.00 në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi” në Sofje do të hapet ekspozita “Nën mbrojtjen e së shenjtës”. Ekspozita përfshin 16 tabela tematike me dorëshkrime, dokumente arkivore, libra të vjetër të shtypur dhe grafika..

botuar më 24-07-17 5.10.PD

Parashikimi i motit për 17 korrikun 2024

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira të lehta grumbulluese. Do të mbetet e nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 38° dhe 43°, në Sofje rreth 38°. Në male do të jetë me diell. Pas mesditës do të zhvillohen..

botuar më 24-07-16 7.35.MD

Republika Çeke dërgon 2 helikopterë në ndihmë të Bullgarisë për shkak të zjarreve

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev formoi një shtab operativ për shkak të zjarreve në vend. Sot ai ka vizituar rajonin e Stara Zagorës, i cili është një nga më të prekurit, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë. 5 ekipe të zjarrfikësve të..

botuar më 24-07-16 6.14.MD