Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

86 vjet flasim në gjuhën tuaj

Kur dhe si u shfaqën programet jashtë vendit të radios bullgare (Pjesa 2)

Pasi derisa në vitet 50 të shekullit të 20-të u krijuan programet në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht, greqisht, serbo-kroatisht dhe shqip, gjatë vitit 1956 Radioja Bullgare krijon dhe emisione në gjuhën arabe. Ky veprim është i provokuarnga kriza rreth Kanalit të Suezit. Në krye të redaksisë arabe u zgjodh Stefan Alahverxhiev dhe aty filluan të punojnë redaktorët Petër Mërvakov, Cvetana Jançeva, Nadezhda Georgieva dhe Ganka Petkova.

Më 19 qershor 1957 fillojnë  transmetimet e radios bullgare në spanjisht. Bashkëpunëtorët e parë në spanjisht ishin Emilia Cenkova, Cvetan Georgiev, Nikolla Ivanov dhe Hristo Gonevski.Pas “Revolucionit të Karafilave të Kuq” në Portugali, janë krijuar dhe emisionet në portugalisht me drejtues Shella Avramova. Pak pas kësaj në të njëjtin vit, në drejtorinë tashmë të krijuar “Transmetime për jashtë” pranë Radios Kombëtare Bullgare, krijohet dhe Redaksia “Vende në zhvillim”, e cila përgatit programe në frëngjisht, anglisht dhe portugalisht, të drejtuara për në Afrikë dhe Amerikën Latine. Atëherë drejtues të “Transmetimeve për jashtë” janë Hristo Diamandiev dhe Bogomill Meçkarski. 

Në fund të viteve 50 të shekullit të 20, është rifilluar transmetimi  i programeve në gjuhën bullgare për jashtë, të ndaluara pas ndryshimeve nga 9 shtatori i vitit 1944. Atëherë programet në gjuhën bullgare ishin të drejtuara te Amerika Veriore dhe Jugore, ku ka bullgarë nga të ashtuquajturit"emigrant ekonomik". Bashkë me këtë, ”Zëri i Bullgarisë” është i drejtuar dhe te marinarët dhe specialistët bullgarë, të cilët punojnë jashtë shtetit. Në fund të viteve 60 janë rivendosur dhe transmetimet për Maqedoninë dhe për bullgarët në Amerikë.

Në vitin 1974 ka pasur disa ndryshime në politikën mediatike të shtetit bullgar – radio transmetimet për jashtë janë mare nga Radioja Bullgare (emri i atëhershëm i Radios Kombëtare Bullgare) kurse, materialet për disa gazeta të cilat shtypen jashtë në gjuhën amtare për bashkësitë bullgare, fillojnë të menaxhohen nga Agjencia “Sofja Pres”. Kjo mënyrë pune vazhdon deri në fund të viteve 80, kur në Bullgari ndodhin ndryshimet demokratike.

Që nga viti 1992 transmetimet për jashtë të Radios Kombëtare Bullgare quhen “Radio Bullgaria”, kurse që nga maji i vitit 2004 “Radio Bullgaria” mirëmban një faqe interneti me tekste dhe skedarë audio në 11 gjuhë (bullgarisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, greqisht, serbisht, turqisht, shqip dhe arabisht).

Me zhvillimin e “Radio Bullgarisë” në mijëvjeçarin e ri mund të njiheni më hollësisht në artikullin Radio Bullgaria dhe peripecitë e kohës.

Sipas të dhënave historike, të përmbledhura nga Bozhidar Metodiev - krijues dhe kurator i Muzeut të Radios Kombëtare Bullgare.

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 17 dhjetor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Nata e Shenjtë” nga Kori i Fëmijëve të BNR-së që ngroh zemrat tona para festave. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:38 - Lajme..

botuar më 24-12-17 3.00.MD

Bullgaria sot – 16 dhjetor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do t’ju njohim me fomarcionin “Svetogllas” që magjeps publikun me performancat e muzikës popullore dhe kishtare bullgare. Ju urojmë minuta të..

botuar më 24-12-16 3.00.MD

Bullgaria sot – 13 dhjetor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për një mjuzikali të ri bullgar “Lala e Krishtlindjeve”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.31 – Lajmet  12.56 – Kënga e Ditës

botuar më 24-12-13 3.00.MD