Në orën 08:00, punonjësit e transportit publik filluan të bllokojnë lokacionet kryesore në kryeqytet. Ata këmbëngulin për një përditësim urgjent të buxhetit të shtetit për të kapërcyer pasojat e pandemisë dhe çmimet e larta të energjisë, si dhe për rritjen e pagave. Protestuesit u mblodhën te “Ura e Luanit”, “Stoçna Gara” dhe “Pesë Qoshet” dhe shkaktuan bllokime të rënda trafiku.Transporti publik po lëviz, ndonëse me orar të ngadaltë për shkak të ndalimit të trafikut në qendër të qytetit. Sot protestojnë edhe transportuesit me synimin për të bllokuar seksione në qytetet e mëdha dhe në pikat kufitare. Kamionët do të ndalojnë në hyrjet e Sofjes në zonën e autostradave “Trakia”, “Hemus” dhe “Ljulin”, pas së cilës do të drejtohen te Këshilli i Ministrave. Protestuan edhe shoferët e taksive.
“Ne presim të kthehemi në tryezën e bisedimeve, por nëse nuk ndodh dialogu social, ne do të dalim përsëri dhe do të kundërshtojmë”, tha më vonë në një konferencë para punëtorëve protestues të transportit publik të kryeqytetit, Ivan Kirillov, kryetar i Federatës së Punonjësve të Transportit “Podkrepa”. Ai shtoi se nëse nuk dëgjohen, të punësuarit në industri do të shkaktojnë kaos transporti dhe do ta lënë kryeqytetin pa transport.
Të gjitha punimet kryesore të ndërtimit për lidhjen e gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë përmes Komotinit kanë përfunduar. Nga mesi i qershorit objektet përgjatë tubit prej 182 kilometrash janë mbushur dhe testuar me sukses me gaz natyror nën..
1274 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 155 ne krahasim me një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 21% e 5999 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 21,8%..
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka propozuar krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporozhies për shkak të frikës nga një fatkeqësi bërthamore. Propozimi është bërë para mbledhjes së..
Ish-kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit Kirill Petkov dhe Asen Vasilev iu dha një shans i madh, si të rinj me pretendime për arsim serioz, ide të..
Shoqata civile BOEC dorëzoi Ministrisë së Energjetikës një kërkesë që Ministri në detyrë i Energjetikës Rosen Hristov të garantojë se nuk do të..
Rinovimi i mundshëm i negociatave me “Gazprom”-in do të varet nga vlerësimet që janë duke u përgatitur për momentin, njoftoi ushtruesi i detyrës së..