Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët ranë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit. Qëllimi është që vendet të përgatiten për ndërprerje të mundshme të gazit natyror rus, njoftoi REUTERS. Rusia furnizon 40 për qind të gazit në BE dhe tashmë pezulloi furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë, kujton agjencia. Marrëveshja kërkon që vendet e BE-së të mbushin së bashku të paktën 85 për qind të objekteve të magazinimit deri në nëntor 2022 dhe deri në 90 për qind në vitin 2023. Objektet e magazinimit të gazit tani janë plot 41 për qind.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinkon shpalli se Ukraina do të marrë një dërgesë të re të obuseve, radarëve dhe pjesëve rezervë për 100 milionë dollarë, raportoi CNBC.
Pas Dhomës së Përfaqësuesve edhe Senati amerikan miratoi Aktin e “Hua-Qirës” për Ukrainën, i cili ndan 40 miliardë dollarë për nevojat ushtarake të Ukrainës.
Demokracitë ekonomike më të fuqishme në botë të G7 do t’i ofrojnë Ukrainës më shumë se 15 miliardë dollarë të premtuara ndihmë financiare gjatë tre muajve të ardhshëm, u bë e qartë pas ditës së parë të takimit të Ministrave të Financave të G7 në qytetin gjerman Koenigswinter, raportoi REUTERS.
Zbuluan një skemë kriminale për përhapjen e drogës në vendpushimin e Detit të Zi, “Sllënçev Brjag”. Pesë burra të moshës 21 deri në 45 vjeç nga Nigeria, Ruanda dhe Gana, me banim të përhershëm në Bullgari, u arrestuan gjatë një operacioni të..
Çmimet e prodhimit në industri u rritën me 0,8% në BE në maj në krahasim me prillin e këtij viti dhe në Bullgari me 0,1% për të njëjtën periudhë mujore. Këtë e tregojnë të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat, të cituara nga BTA. Në një..
Rusia do t'i përgjigjet me të njëjtën Bullgarisë për diplomatët e dëbuar, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Javën e kaluar, Ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova deklaroi se do t'i kërkonte Moskës mbylljen e ambasadës së saj në..
Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të..
183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë..
Me rastin e Festës Kombëtare të SHBA-së – Ditës së Pavarësisë, Presidenti Rumen Radev i dërgoi një adresë urimi Presidentit amerikan Joe Biden. “Si..