Presioni ndaj Bullgarisë për qëndrimin e saj për të mos lejuar fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE do të zvogëlohet në mënyrë drastike pas disa javësh, është i bindur eurodeputeti bullgar Angell Xhambazki. Ai shprehu qëndrimin e tij gjatë diskutimit “Zërat bullgarë për Evropën” organizuar nga BTA. Arsyeja e kësaj deklarate është garancia që ka marrë nga kryeministri shqiptar Edi Rama se vendi i tij do të kërkojë një ndarje të bisedimeve me dy vendet, gjë që do t’i lejojë Shqipërisë t’i nisë ato më herët.
Integrimi evropian është një rrugë me dy drejtime, kujton tezën e tij të vjetër dhe eurodeputeti Andrej Kovaçev. Sipas tij, anëtarët me të drejta të plota të BE-së janë të gatshëm të pranojnë vendet e tjera kandidate, por ata duhet të kapërcejnë pengesat dhe lidhjet me të kaluarën që i pengojnë në rrugën e tyre drejt së ardhmes.
“BE duhet të shikojë përtej kufijve të 27 vendeve të saj dhe të marrë në konsideratë zgjerimin e mundshëm”, tha eurodeputeti bullgar Illhan Kjuçuk, gjatë diskutimi të organizuar nga klubi i shtypit i BTA në Shkup. Sipas tij, “nëse kjo nuk ndodh, bashkimi do të zëvendësohet nga një lojtar tjetër gjeopolitik si Rusia, Kina apo një fuqie tjetër, sepse nuk ka vakum në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Bashkimi Evropian pritet të bëjë një tjetër transformim të rëndësishëm, përkatësisht “të thyer pajtimin e të qenit xhuxhi gjeopolitik dhe të bëjë rrugën drejt pozicionit udhëheqës në arenën ndërkombëtare”.
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane Andrej Kovaçev e vuri theksin mbi një nga mekanizmat kyç në procesin e vendimmarrjes së BE-së - unanimitetin.
“Duhet të ndahemi me unanimitetin si mënyrë për të marrë vendime në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe të kërkojmë ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë - është i bindur Kovaçev. - Arsyeja është se ne jemi pjesë e një bote globale sfiduese në të cilën nuk mund të lejojmë të varemi nga ndikimi ose nga ajo që po ndodh në një vend ose në një tjetër në botë që do të na pengojë të marrim vendime kyçe për të ardhmen."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..