Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti e këshilloi kryeministrin që të konsultohet me popullin për Maqedoninë e Veriut

Foto: Radio Plovdiv

Nuk ka përparim në çështjet e pazgjidhura midis Sofjes dhe Shkupit, kështu që nuk ka kushte për vizitën time në Paris për të takuar me presidentin Emmanuel Macron. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev pas hapjes së Ekspozitës së 15-të Ndërkombëtare Ushtarake “Hemus” në Plovdiv.

“Sa i përket bindjes së Kryeministrit Kirill Petkov se instanca e fundit mbi temën e lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut është Kuvendi Popullor, më duhet të sqaroj se mjeti i fundit është gjithmonë populli dhe ekzistojnë mekanizma kushtetues për konsultimin e tij”, tha Radev.

Lidhur me vendosjen e F-35 amerikanë në Bullgari, presidenti tha se prania e partnerëve tanë të NATO-s është e vlefshme për ne.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me rastin e Krishtlindjeve presidenti dhe kryeministri drejtuan urime për unitet

Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe mirëqenie. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook. “Të ruajmë një pjesë të ngrohtësisë së..

botuar më 24-12-25 12.12.MD

Trafiku rrugor drejt Rumanisë dhe Turqisë është intensiv

Intensiv është qarkullimi në pikat kufitare me Rumaninë dhe Turqinë, njofton “Policia Kufitare”. Trafiku me Rumaninë është intensiv në “Kardam” në dalje për kamionë. Për shkak të riparimeve të mëdha në seksionin bullgar të urës së Danubit afër Ruses,..

botuar më 24-12-25 11.27.PD

Nga 25 dhjetori deri më 2 janar, hebrenjtë ndezin qirinjtë e festës Hanukkah

Që nga perëndimi i diellit më 25 dhjetor, komuniteti hebre fillon të festojë Hanukkah. Fillimi i festës është në ditën e 25-të të muajit hebre Kislev dhe, në varësi të vitit, mund të bjerë në nëntor ose dhjetor. Duke ndezur 9 qirinj ose vaj ritual në..

botuar më 24-12-25 10.12.PD