Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zanat pak i harruar jahnaxhijstvo kthehet në Luginën e Trëndafilave

10
Foto: muzei-kazanlak.org

Në rajonin e qytetit Kazanllëk, i famshëm për masivët e trëndafilave vajdhënës dhe prodhimin e vajit të trëndafilit, më shumë se një shekull e gjysmë më parë i ashtuquajturi “sharllan” ose “sharllagan” - vaj i parafinuar i arrave me presion të ftohtë, ishte i pranishëm në çdo shtëpi. Njerëzit përdornin vajin e arrës si për ushqim ashtu edhe për ndriçim. Nxjerrja e tij, e njohur si jahnaxhijstvo, ishte shumë e përhapur, ndërsa në fshatin Enina në rajonin e qytetit Kazanllëk u bë një jetesë familjare për shumë breza.

Vaji i ullirit i importuar nga Azia e Vogël dhe Greqia ishte shumë i shtrenjtë, kështu që banorët sipërmarrës të fshatit Enina, së bashku me mullinjtë tipikë për zonat malore, ndërtuan edhe punishte për prodhimin e vajit të arrave (jahnaxhijnica) përgjatë lumit rural. Me kalimin e kohës, sharllani i arrave mori rrugën drejt tregjeve të mëdha të qytetit, madje kaloi edhe kufirin e Bullgarisë. Megjithatë, gradualisht, me përhapjen e vajit të lulediellit, zanati i prodhimit të vajit prej arrave (jahnaxhijstvo) pushoi.

Jahnata – objekti më i ri i Muzeut Historik në Kazanllëk

Rastësisht ose jo, në fillim të pandemisë në vitin 2020, zanati i harruar u rikthye, falë Muzeut Historik “Iskra” në Kazanllëk.

Momçill Marinov

“Ne e lidhim Bullgarinë shumë pak dhe aq më pak Luginën e Trëndafilave me këtë zanat kaq tipik për bullgarët - tha në një intervistë për BNR Stara Zagora Momçill Mlladenov, Drejtor i Muzeut Historik në Qytetin e Trëndafilave. - Që nga Rilindja, rajoni i Kazanllëkut ishte i pasur me plantacione arrash. Ata ishin aq mbresëlënës sa udhëtarët e huaj nuk e fshihnin admirimin e tyre për këta gjigantë prej druri dhe i quanin “pallate bilbilash”. Në fotografitë e ruajtura që kemi, mund të shihni se sa madhështore ishin në të vërtetë. Arrat që lindën këto pemë arre ishin të një cilësie të jashtëzakonshme.”


Teknologjia për nxjerrjen e vajit të arrës fillimisht ishte tërësisht doracake. Kalonte përmes përzgjedhjes së arrave më cilësore, të cilat piqeshin në furrë dhe më pas shtrydheshin midis dy dërrasave, të cilat fiksoheshin në njërin skaj dhe shtypeshin me dorë në skajin tjetër. Për shkak se nxjerrja e vajit ishte shumë e mundimshme, banorët e fshatit Enina filluan të përdornin gurë mulliri për të bl