Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se nuk dha leje për kalimin në hapësirën ajrore bullgare të avionit me të cilin Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov do të arrinte në Serbi. Kjo u bë me një notë të datës 1 qershor 2022. Vendimi është në përputhje me regjimet e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, sqaroi Ministria e Jashtme. Në pozitën e ministrisë theksohet se që nga 25 shkurti nën № 670 Sergej Viktoroviç Llavrov është përfshirë në listën e personave fizikë dhe juridikë që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së.
Dështimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov në Serbi për shkak të refuzimit të Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi për të hapur hapësirën ajrore për avionin e tij, shkaktoi reagime të ashpra në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov i quajti veprimet e tri vendeve “armiqësore”, por shtoi se ato nuk mund ta pengojnë Rusinë të vazhdojë kontaktet me vendet mike. Zëvendëskryetari i Këshillit të Federatës Konstantin Kosaçov shprehu besimin se “aksioni antirus nuk do të ishte i mundur pa ndërhyrjen e Uashingtonit”.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i “Roscosmos”, Dmitrij Rogozin u shpreh mbi këtë temë, duke thënë se raketat strategjike të Rusisë “Sarmat” nuk do të kërkojnë leje për të fluturuar nga “bullgarët frikacakë, rumunët e vrazhdët dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët, si dhe nga suedezët”, njoftoi korrespondenti i Radio Kombëtare Bullgare në Moskë Angell Grigorov.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...