Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi konferencën “Zërat bullgarë për Evropën” në Bosilegrad të Serbisë. Forumi organizohet nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), me mbështetjen e Parlamentit Evropian. Jotova theksoi se bizneset bullgare dhe serbe duhet të investojnë në Bosilegrad, sepse në këtë mënyrë të rinjtë mund të gjejnë perspektivë dhe të qëndrojnë në vendet e tyre të lindjes.
“Evropa është para së gjithash të drejtat e njeriut. Aty ku mungojnë, Evropa nuk ekziston dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjitha vendet - si ata që janë tashmë anëtarë të BE-së ashtu edhe ata që kanë nisur për në atje”, tha Nënpresidentja.
“Fatkeqësisht, kohët e fundit shihen procese që tregojnë një tërheqje nga vlerat evropiane në Ballkanin Perëndimor”, tha në forum Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Nish Dimitër Canev.
“Duke folur për Evropën, e kemi parasysh vendin ku shkojnë fëmijët tanë për të kërkuar të ardhmen e tyre. BE-ja duhet të jetë kudo ku jetojnë njerëzit, t’u japë atyre mundësinë të punojnë, të investojnë, të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të ndjehen të lirë në një botë demokratike. Rruga drejt BE-së është rruga të cilën duhet ta ndjek Serbia”, tha në diskutim Nevenka Kostadinova, deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Progresive Serbe në pushtet.
“Si pakicë ne duam të jemi një urë që lidh, jo një urë nëpër të cilën kalohet”, shtoi Kostadinova.
Eurodeputeti Andrej Kovaçev bëri thirrje për mbështetje aktive shtetërore për komunitetet historike bullgare jashtë vendit dhe mbështetje financiare për zhvillimin e tyre. Ai dha si shembull Hungarinë, ku me “të gjitha kritikat” ndaj Victor Orbanit, që nga viti 2016 ai ka investuar 350 milionë euro në komunitetet hungareze jashtë vendit. Kovaçev kërkoi ndryshimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare dhe procedura të shpejta, të lehta dhe transparente për marrjen e shtetësisë bullgare.
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u..