Komuna e Brunate, rrethi i Lombardisë, do të shënojë 110 vjetorin e vdekjes së Penço Slavejkovit. Poeti i madh bullgar vdiq atje në moshën 46 vjeçare më 10 qershor 1912 në qytetin mbi liqenin Komo.
Për nder të shoqërueses së poetit Sllavejkov në jetë, Mara Bellçeva, do të inaugurohet një pllakë përkujtimore. Ajo është e vendosur në hotelin lokal “Belavista”, ku do të hapet këndi përkujtimor i Sllavejkovit dhe do të prezantohet një libër përkujtimor.
Më 11 qershor festimet vijojnë me turin letrar “Dashuria në stilin “Art Nouveau” në Brunate”. Prof. Emill Dimitrov do të mbajë ligjëratë në bibliotekë për krijimtarinë e poetit. Gjithashtu do të prezantohet faqja e internetit “Penço Sllavejkov: kujtesa dhe vende të paharrueshme”.
Më 12 qershor në auditorin e bibliotekës parashikohet një takim mes nxënësve të shkollës bullgare në Milano dhe atyre të shkollës fillore në Brunate.
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..