Një javë e nxehtë politike fillon në Bullgari. Të martën, më 21 qershor, nisin debatet parlamentare për votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Kirill Petkovit, të paraqitur nga partia opozitare GERB. Një ditë më vonë, më 22 qershor, do të zhvillohet vetë votimi. Sipas shumë analistëve, rezultati i votimit është i qartë, pasi javën e kaluar shumica e re parlamentare dhe partia “Ka një popull të tillë” (ITN), e cila u shkëput nga koalicioni në pushtet, votuan largimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit Popullor Nikolla Minçev.
Aksionet pro-qeveritare në qendër të Sofjes do të nisin më 20 qershor në orën 18:00 me "Marshimi për Bullgarinë Evropiane - në mbrojtje të parlamentarizmit dhe demokracisë", organizuar nga “luftëtarët” për reforma në drejtësi nga nisma "Drejtësia për të gjithë". Aksioni do të shkrihet me protestën civile para parlamentit në orën 18:30 në mbështetje të qeverisë.
Demonstratat pro-qeveritare pritet të vazhdojnë edhe më 21 qershor gjatë debatit parlamentar.
Në të njëjtën ditë, para Parlamentit u organizua një miting i partisë opozitare “Vëzrazhdane”, ku u kërkua dorëheqjen e kabinetit dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
MPB paralajmëroi se e respektojnë të drejtën e qytetarëve për t'u shprehur lirisht, por do t'i përmbushin pa kompromis detyrimet e policisë sipas ligjit për mbrojtjen e rendit publik. Do të ketë inspektime në të gjithë vendin për shkak të sinjaleve operative dhe thirrjeve në rrjetet sociale për përshkallëzimin e protestave, thuhet në deklaratë.
Edhe bullgarët jashtë vendit po mobilizohen për protesta
“Vendi ynë sot është në krizë – politike, ekonomike, madje edhe në krizë identiteti. Jemi dëshmitarë të një betejë kundër mafisë, e cila është shkrirë me vendin tonë. Do të zgjedhim demokracinë apo autoritarizmin, lirinë apo nënshtrimin, guximin apo frikën”. Kjo thuhet në ftesën me të cilën bullgarët në Austri organizojnë protestë nga ora 18:00 e datës 20 qershor para Ambasadës bullgare në Vjenë. Qëllimi është të shprehet mbështetja për qeverinë e Kirill Petkovit në luftën kundër mafies, shkruan blogu i bullgarëve atje Melange Bulgarien.
Nisma vjen nga “Protestat Austri 2020”, të cilat ishin në thelbin e fushatave masive kundër mafies dhe qeverisë së Bojko Borisovit në verën e vitit 2020. Tani ata deklarojnë: “Nuk duam zgjedhje të reja! Ne nuk duam GERB dhe DPS në pushtet!”
Përpiloi: Ivo Ivanov, Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: “Protestat Austri 2020”, BGNES
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..