Në hapjen e Forumit Evropian të subjekteve të ekonomisë sociale dhe solidare në Plovdiv, Nënpresidentja Ilijana Jotova tha se gjëja e fundit që Bullgaria duhet të bëjë tani janë zgjedhjet parlamentare.
“Në kohë krizash dhe lufte, ne do të biem përsëri në fund të të gjitha klasifikimeve. Shpresoj se qeveria dhe ministrat do ta fitojnë besimin e tyre dhe do ta mbrojnë atë”, tha Jotova në lidhje me votimin e ardhshëm të besimit në parlament ndaj partisë në pushtet.
Për përditësimin e buxhetit të shtetit, nënpresidenti shprehu optimizëm se edhe pse me korigjime nga opozita do të kalojë. Por nëse nuk pranohet, do të jetë një “katastrofë e plotë”, theksoi Jotova.
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..