Direktiva evropiane për import pa taksë doganore nga Ukraina është gati të zhvendosë prodhimin bullgar, i cili rriti në mënyrë drastike koston e tij për shkak të çmimeve të rritura të karburanteve dhe plehrave. Sipas përfaqësuesve të organizatave të degëve, kjo do të ndikojë negativisht tek prodhuesit e mëdhenj të drithërave dhe do të çojë në falimentime në fermat më të vogla.
Sivjet vetëm sipërfaqet e mbjella me grurë në rajonin e qytetit Dobriç janë rreth 1 300 000 dynym, ndërsa rendimentet mesatare të pritshme janë ndërmjet 550-600 kg. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2021 Bullgaria renditet e 11-ta në botë për eksportin e grurit në mbi 30 vende, dhe në të njëjtin vit gruri përbënte gati 20 për qind të totalit të eksportit bujqësor të Bullgarisë.
Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..
Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..
Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..