Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti ka mohuar të ketë marrë një raport për spiunazh të diplomatëve rusë

Presidenti Radev
Foto: BGNES

Institucioni presidencial nuk ka marrë një raport nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kombëtare për dëbimin e 70 diplomatëve dhe zyrtarëve rusë, tha presidenti Rumen Radev në Madrid. Sipas tij, në takimin e mbajtur më 9 qershor të këtij viti. Këshilli i Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave nuk e ka përfshirë këtë temë në rendin e ditës të shpallur paraprakisht - ajo është ngritur për diskutim, por nuk është marrë asnjë vendim për të.

“Siç duket vendimet e qeverisë merren sipas ndonjë mekanizmi paralel, larg rrugës institucionale”, komentoi kreu i shtetit. Sipas tij, pasojat e dëbimit të diplomatëve rusë mund të jenë shumë të rënda, veçanërisht për misionin tonë diplomatik në Moskë.

Rumen Radev po ashtu tha se nuk është e përshtatshme që zgjedhjet eventuale të parakohshme të zhvillohen para datës 15 shtator të këtij viti. Është me rëndësi të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe elektorale.

Më shumë nga rubrika

Çaktivizuan një minë afër pushimores detare Primorsko

Një minë e zbuluar në zonën e Maslen Nos, pranë pushimores bregdetare Primorsko, u çaktivizua, njoftuan nga Forcat Ushtarako Detare. Pas inspektimit të gjetjes nga specialistë ushtarakë, u konstatua se municioni ishte një spirancë, tip “Jam”, i..

botuar më 22-09-23 6.06.MD
Ivan Kondov

Përgatitjet për zgjedhjet jashtë vendit po shkojnë pa probleme

Procesi i organizimit të zgjedhjeve jashtë vendit po ecën sipas planit, tha Ivan Kondov, kryetar i grupit “Zgjedhjet” në MPJ. Pothuajse të gjitha fletat e votimit u dërguar në seksione jashtë shtetit, duke përfshirë SHBA-në, Zelandën e Re dhe..

botuar më 22-09-23 2.17.MD

U shpall gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme përgjatë kufirit për shkak të emigrantëve

Për shkak të rritjes së fluksit të migrantëve, një gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme u shpall në një pjesë të rajoneve të qyteteve Burgas, Haskovo dhe Jamboll, tha në Mallko Tërnovo, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm Ivan Demerdzhiev. Kjo..

botuar më 22-09-23 12.22.MD