472 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 60 më pak se një ditë më parë. Mbi 61.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 12.8 për qind e 3677 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12.5 për qind të këtij treguesi të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktivi u ulën me 177 në 59 793. Në spitale u shtruan 55 të infektuar. 41 prej tyre ose 3/4 nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u rritën me 21 në 362. Në terapi intensive janë 29 persona të infektuar.
4 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 3 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar kundër koronavirusit. U shëruan 645 veta.
Të enjten u bënë 1436 vaksina.
Incidenca e Covid në vend është 62 persona për 100 000 njerëz, njoftoi Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat higjienike, distancën, duke kufizuar kontaktet me personat e tjerë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, shkalla dyjavore e incidencës së Covid është në rënie. E gjithë harta е treguesve të pandemisë është kthyer në zonën e gjelbër. Incidenca dy-javore ra nën 300 pacientë..
Nuk ka rrezik që drithi ukrainas të shitet si bullgar, sepse duhet të ketë një certifikatë prejardhjeje, tha për BNR Ministri i Bujqësisë Javor Geçev. Ai është kundër ndërhyrjes së shtetit në blerjen e prodhimit bujqësor, sepse çmimet janë..
Ministria e Energjetikës do të propozojë që qeveria të lëshojë një kredi prej 400 milionë euro për kompaninë shtetërore “Bullgargaz”, tha për BNT ministri përkatës Rosen Hristov. Synimi është që “Bullgargaz” të dalë në treg për financimin publik..
Gjykata lejoi regjistrimin e partive politike “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Ngritja Bullgare”. Kryetarë të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”..
Ekziston rreziku që aviacioni ushtarak bullgar të mos mund të kryejë detyrën luftarake, deklaroi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mbrojtjes,..
Qeveria teknike propozon që paga minimale nga viti 2023 të rritet nga 710 leva (363 euro) në 770 leva (393 euro). Këtë e tha Zëvendëskryeministri..