Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Me kokën poshtë” – një shtëpi tërheqëse u bë hit në Bregdetin tonë Jugor të Detit të Zi këtë verë

Foto: upsidedownhousebg.com

Nëse gjatë kësaj vere udhëtoni nëpër rrugën e vjetër, e cila lidh Çernomorec dhe Sozopoll, përpara jush do të paraqitet një pamje e çuditshme -një shtëpi e kthyer me kokën poshtë me një makinë në formë breshke të vogël të verdhë të markës “Volkswagen” të parkuar në çatinë e saj.Pikërisht ky është atraksioni më i ri në rajonin  e Bregdetit tonë Jugor, i cili tanimë pret jo vetëm tusitë individual, por dhe grupe të tëra turistike, të cilët kanë ardhur që të bien në gjendjen e një ....dezorientimi.

Shkaku është se ndërtesa dykatëshe është e kthyer mbrapsht dhe ka disa dhomë të mobiluara plotësisht me një rregullim të pazakontë mobiliesh. Këtu çdo gjë është me “kokën poshtë”, madje dhe detajet më të vogla janë ngjitur në tavan. Shtëpia është pronë e mjekes veterinare doktoresha Ana Çaneva, kurse ideja ka lindur gjatë një udhëtimi të saj në Tajlandë. Në një ditë me shi Ana dhe familja e saj kanë vizituar një “shtëpi të tillë të kthyer” të ngjashme në ishullin Puket dhe kanë mbetur të mahnitur. “Vendosëm se kjo do të pasurojë pushimin e pushuesve në Bullgari, do t’u krijojë më shumë gëzim” thotë pronarja.

Por, kur kanë nisur ndërtimin e ndërtesës ekscentrike, projektuesit janë ndeshur me një varg sfidash. “Problemi është se, duhej të kthenim të gjithë konstruksionin kështu që të mund të qëndrojë në mënyrë sa më të fortë mbi çati. Sepse në praktikë sipërfaqja e ndërtuar është mezi 9 metra kuadrat. Kjo do të thotë se 300 metra kuadrat mbështeten në një themel shumë të vogël” - sqaron doktoresha Ana Çaneva.


Ndërtimi filloi përpara një viti e gjysmë dhe përfundoi pas vetëm gjashtë muajve. Pas kësaj filloi mobilimi, ku vëmendje e veçantë iu kushtua çdo detaji. Shtëpia e përshtatur për një familje ka një dhomë për fëmijët, dhomë pritje, dhomë gjumi, zyrë, kuzhinë.Por, duke hyrë në të, gjithçka fillon nga ... tavani. “Miqtë tanë dëfrejnë shumë, bëjnë selfie, foto, na pyesin” - tregon doktoresha Ana Çaneva.

“Gjëja interesante është se nuk ka asgjë të rreme në të.Gjithçka është origjinale – larëse rrobash, aparate kafeje, pjatalarëse, soba, pjata, gota, gjithçka është e vërtetë, nuk ka plastikë, shterpor apo imitime. Dhe Volkswageni” është i vërtetë. Kjo ishte sfida jonë tjetër - si ta vendosim si një element në çati -“ tregon Ana Çaneva.

Nëse me mendje e ktheni shtëpinë mbrapsht, sikurse pronari i shtëpisë e ka parkuar makinën e vet përpara derës hyrëse dhe hyn në shtëpi pas pune. Automobili është i parkuar përpara, por në praktikë ai varet mbi kokat tona. Jo rastësisht turistët e quajnë atraksionin The Beetle house. Por ndjeja për dezorientim të gllabëron akoma derisa i afrohesh ndërtesës, e cila është ulur mbi çatinë e vet. Kurse brenda ndihet ....komoditeti dhe atmosfera familjare.

“Meqenëse bashkëshorti im merret me sende antike dhe antikuariate, brenda kemi  futur gjëra mjaft interesante, të cilat janë më një vlerë antikuarë. Për shembull, ka shumë sende nga industria detare - këto janë pajisjet e mëparshme detare. Njëherë e një kohë nuk ka pasur kompas dhe me këto pajisje njerëzit janë orientuar në det nga qielli, kemi globe, instrumente muzikore. Jashtë kemi vendosur një veshje zhytjeje. Jemi munduar që të rikrijojmë  një atmosferë autentike shtëpiake. Për shembull, pajisjet detare në fjalë janë të vendosura në bibliotekë ose në “vendbanimin e meshkujve”. Aty ka një tavolinë me dy kolltukë, ku meshkujt luajnë shah, pinë uiski. Hartat detare janë të renditura, ka kopje të armëve të gjuetisë...”

Shtëpia e kthyer u rendit mes atraksioneve më të vizituara nëpër Bregdetin tonë Jugor gjatë kësaj vere. Pse? “Sepse këtu çdo gjë sjell një gjendje të mirë shpirtërore dhe mund t’ju bëjë që të qeshni me gjithë zemër”- tha në fund të bisedës sonë dr. Ana Çaneva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook@theupsidedownhousebg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Nenov

Qyteti Ruse dëshiron të shpallet një qytet krijues i UNESCO-së

Qyteti danubian bullgar Ruse do të aplikojë deri në vitin 2025 për t'u bërë një qytet kreativ i kuzhinës i UNESCO-së, tha për BTA drejtori i Muzeut Historik të qytetit, Prof. Nikollaj Nenov . Sipas tij, Ruse ka nevojë për një perspektivë që do të..

botuar më 24-02-02 12.12.MD

Daily Express për Sofjen: e bukur, e lirë, por e nënvlerësuar

Sofja është kryeqyteti i tretë më i lirë në Evropë. Është një nga qytetet më të shëtitshme të Evropës, por kaq i nënvlerësuar, shkruhet në revistën britanike Daily Express . Artikulli përmban një përshkrim të hollësishëm të Sofjes dhe atraksioneve të..

botuar më 24-01-28 8.10.PD

Sërish mund të bëjmë ski natën në Vitosha

Nga 26 janari më në fund filloi skijimi natën në Vitosha, njofton shoqata aksionare që menaxhon zonën e skijimit. Zbritja në darkët do të bëhet nga e mërkura deri të shtunën. Këtë dimër, çmimet e kartave mbeten të pandryshuara: 40 leva për të rriturit, 30..

botuar më 24-01-27 9.10.PD