1139 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 169 krahasuar me një ditë më parë. 63.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar. 18.4 për qind e 6210 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 17.8 për qind të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 723 në 9814. në spitale u shtruan 79 të infektuar. 60 prej tyre ose 76 për qind nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Të shtruarit u rritën me 4 në 460. Në terapi intensive janë 40 të infektuar.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 2 vdekje me Covid të konfirmuar dhe të dy nuk ishin të imunizuar. U shëruan 414 veta.
Të martën u bënë 3266 vaksina.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..