Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tubim paraqet traditën, folklorin dhe jetën moderne në rajonin e Graovos

Foto: mitropolia-sofia.org

Folklori tradicional i Bullgarisë Perëndimore do të oshtijë lëndinat pranë Manastirit “Shenjtor Kozma dhe Damjan” në afërsi të fshatit Giginci, në rajonin e qytetit Breznik. Herën e katërt me radhë Tubimi Folklorik “Në zemrën e Graovos” do të jetë një skenë për shfaqjen e interpretuesve, ekzekutuesve dhe grupeve profesionistë dhe amatorë që interpretojnë kryesisht folklorin e rajonit Graovo, me pjesëmarrje të veçantë të Ansamblit “Filip Kutev”

Blegtoria është mënyra kryesore e jetesës në rajonin e Graovos (kështu njihet territori i luginës përreth qyteteve Breznik dhe Pernik në pjesën perëndimore të Bullgarisë) dhe pronarët e racave vendase do t’i tregojnë arritjet e tyre me kafshët më të mira nga tufat e tyre. Prodhues vendas të bulmetrave do të demonstrojnë gamën e pasur të prodhimit të tyre dhe bletarët nga rajoni do të ofrojnë mjaltë organik.

Mysafirët e manastirit do të mund të marrin pjesë në Punishten “Tingulli i Kambanave” dhe do të provojnë vetë se si bien kambanat e manastirit.

Ideja është që ngjarja të ringjallë frymën e gëzimit kombëtar, takimet familjare, festat e fshatit - siç mblidheshin bullgarët në të kaluarën, por edhe për të mbështetur turizmin në rajonin e qytetit Pernik.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Bullgarë marrin pjesë në Festivalin e Etnoseve në Kishinau të Moldavisë

Në një kaleidoskop shumëngjyrësh tingujsh, ritmesh, shijesh dhe ngjyrash këtë të diel, më 18 shtator, kthehet kryeqyteti moldavian Kishinau. Sivjet për herë të 21-të qyteti bëhet organizator i Festivalin Popullor të Etnoseve “Uniteti përmes..

botuar më 22-09-18 10.45.PD

“Të lashtat për një dimër të ngopur” – festival prezanton lidhjen e banorëve të Dobruxhës me tokën e tyre pjellore

Fshati piktoresk Krushari në rajonin e Dobruxhës po përgatitet për edicionin e parë të Festivalit “Të lashtat për një dimër të ngopur”, i cili do të mbahet më 17 shtator në parkun e fshatit. Ideja është të popullarizohet etnografia, folklori dhe..

botuar më 22-09-17 8.25.PD

Për një byrek bullgar dhe kavarma në fshatin ukrainas Kubej

Banuesit e fshatit Kubej në Bollgrad-Ukrainë, komunikojnë midis tyre në një gjuhë të bukur dhe arkaike bullgare, respektojnë traditat bullgare, kurse në tavolinën e vet vendosin gjellë të shijshme bullgare. Fshati është i njohur dhe si..

botuar më 22-08-25 12.24.MD