Konkursi i ri për këngë bullgare "Melodia e ujit" mbahet për herë të parë këtë vit. Juria profesionale tashmë ka akorduar 12 tituj, premierën e të cilëve publiku do ta duartrokit në gala koncertin e 15 korrikut në Teatrin Veror në qytetin Hisarja. Themelues dhe organizator i festivalit është Ivan Dimov, dëshira e të cilit është të mund të tërheqin krijues dhe interpretues të talentuar pa kufizime në moshë.
“Themeli i komitetit organizativ është shoqata “15 tulipanët”, me të cilën ne kemi punuar për më shumë se dhjetë vjet mbi baza vullnetare - tha Ivan Dimov për Radio Bullgarinë. - Ne prej kohe donim që të krijojmë diçka të ndryshme siç është festivali “Melodia e ujit”. Guxoj të them që gjatë seleksionimit paraprak një pjesë e madhe e jurisë thanë se kanë kohë që nuk kanë dëgjuar këngë kaq të mira, ndaj jam i sigurt se do të dalë diçka shumë e mirë dhe ngjarja do të kthehet në një festë të muzikës. Do të dëgjojmë këngëtarë të njohur dhe të dashur, mes të cilëve Ilija Angjellov, Rumjana Koceva, Petja Stançeva, formacionin vokal “Fortisimo”, Bojan Mihajllov e të tjerë. “
Orkestra e krijuar posaçërisht për ngjarjen, do të ekzekutojë nën shkopin e drejtuesit Georgi Milltijadov - dirigjent, pianist dhe kompozitor.
“Për ne kjo është një sfidë e madhe - të organizojmë një konkurs për një këngë të re bullgare si San Remo, “Orfeu i Artë”, “Burgas dhe deti” (kur ishte me një orkestër simfonike) - thotë dirigjenti.- Nevojitet një fushë për të performuar muzikantë profesionistë të vërtetë të talentuar.
Unë kam një tjetër projekt që vjen pas kësaj. Ai quhet në “Botën e muzikës” dhe është me pjesëmarrjen e Vesko Eshkenazit dhe Veronika Todorovës. Gjatë verës së kaluar morra ftesë nga Veskoja të bëj aranzhimet për projektin dhe të dirigjoj koncertet. Për mua ky është një nder shumë i madh, sepse ai është një muzikant i nivelit botëror. Do të jemi më 21 korrik në Festivalin e Arteve në qytetin Koprivshtica, kurse nga data 25 deri më 30 korrik fillojmë një turne gjashtë ditore në qytetet Burgas, Plovdiv, Jamboll, Sliven, Stara Zagora, Veliko Tërnovo.
Pata fatin të aranzhoj Tokatën dhe Fugën e Bahut në D minor për orkestër simfonike, si dhe arien e famshme të Mbretëreshës së Natës nga "Flauti Magjik" i Mozartit. Do të ketë edhe muzikë filmash, Michael Jackson, Queen, si dhe klasikë moderne për fizarmonikë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/melodiyata.na.vodata, Biljana Çokoeva Angjellova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..