Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje, Varna dhe Burgas, incidenca e Covid është mbi 250 për 100 000 njerëz

Foto: BGNES

Incidenca e Covid-19 në Bullgari për dy javë është 167 për 100 000 banorë, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shkalla më e lartë e incidencës në një bazë 14-ditore prej mbi 250 për 100 000 banorë u regjistrua në rajonin e qytetit të Sofjes, në qytetet Varna dhe Burgas. Sëmundshmërinë më të ulët në baza dy javore e ka në rrethet e qyteteve Kërxhali, Shumen dhe Veliko Tërnovo.

Sipas hartës së situatës epidemike, të ndarë në pesë rajone sipas zënies së shtretërve spitalorë të kujdesit intensiv, dy rajonet qendrore janë në fazën më të ulët - zero. Brenda ditësh, rajoni jugor, që mbulon rrethet e qyteteve Plovdiv, Pazarxhik, Smoljan, Kërxhali dhe Haskovo, pritet të kalojë në fazën e parë. Rajoni verior qendror që përfshin qytetet Pleven, Loveç, Gabrovo, Veliko Tërnovo dhe Ruse ka zënien më të ulët të shtretërve spitalorë për trajtim intensiv të të infektuarve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rezultati i votimit të 9 qershorit do të bëhet i qartë në dy ditët e fundit

40.2% e votuesve me të drejtë vote janë gati për të shkuar në qendrat e votimit më 9 qershor. 3.5% thanë se do të votonin me “Nuk mbështes askënd”. Për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, 37.7% e atyre që kanë të drejtë të votojnë janë gati për të votuar..

botuar më 24-06-07 9.57.PD
Angell Angellov (majtas) dhe Afrim Gashi

BE-ja i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të përfshijë bullgarët në kushtetutën e vendit

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua në Shkup me ambasadorin e Bullgarisë në vend, Angell Angellov. Duke e uruar Gashin për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit, Angellov shprehu besimin se parlamentet e reja në..

botuar më 24-06-07 8.48.PD

Parashikimi i motit për 7 qershorin

Ditën e premte do të jetë me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-06 7.30.MD