Tenistja më e mirë bullgare te femrat, Viktorija Tomova u kualifikua në çerekfinale të turneut në Groxisk Mazoviecki, Poloni.
Bullgarja mundi me lehtësi Katarina Hobgarski nga Gjermania, e cila është numri i 14 në skemë. Loja përfundoi me rezultatet 6:1, 6:0 në 51 minuta. Për këtë sukses, 27-vjeçarja Viktorija merr 25 pikë për renditjen botërore, ku ndodhet në vendin e 108-të këtë javë.
Rivalja e radhës e bullgares përcaktohet në ndeshjen mes Katarzhina Kava (Poloni) dhe Juliana Lizarazo (Kolumbi).
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..