Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët jashtë Shtetit dalloi fëmijë të talentuar nga komunitetet tona në mbarë botën

Bullgaria dhe paqja në sytë e fëmijëve tanë jashtë vendit

Dave-Steven nga Franca: Vizatimi im është për të gjithë fëmijët në botë dhe mesazhi është të jemi miq

13
Foto: Diana Cankova

Vendi ynë sërish është duke u përpjekur të kuptojë rrënjët e një modeli tjetër unik bullgar. Por në vend që të kërkojmë vazhdimisht veten, këtë herë mund të shikojmë atë imazh të pastër dhe të idealizuar të Bullgarisë në imagjinatën e fëmijëve tanë. Dhe nuk ka rëndësi se sa kilometra larg je nga vendi ku dëshiron të jetosh - lumturia nuk është një koncept gjeografik, por një ndjenjë, një ide, pranim dhe... një ëndërr e realizuar.

Bullgaria me fjalë, ngjyra dhe muzikë - kështu e prezantuan fëmijët bullgarë jashtë shtetit në tri konkurset krijuese të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët jashtë Shtetit - letrar “Stefan Geçev”, vizatimi “Bullgaria në ëndrrat e mia” dhe këndimi “Ljubka Rondova”. Fituesit morën diplomat e tyre nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe ndjenë emocionin e takimit me bashkëmoshatarët e tyre nga vende të ndryshme.

Ilijana Jotova

Motoja e këtij konkursi është shumë e mirë - ne, bullgarët e botës, të lirë, të bashkuar dhe të  denjë - tha Ilijana Jotova në ceremoninë në Pallatin Kombëtar të Fëmijëve. - Në këto tri fjalë, sikur është mbledhur gjithë psikologjia jonë popullore, dëshirat dhe ëndrrat - të kujtojmë historinë tonë të pasur e të gjatë dhe të jemi të lirë në shpirt, sepse vetëm kështu do të jemi bullgarë të vërtetë. Nuk ka rëndësi se ku na ka caktuar fati të jetojmë, por atje, përtej kufirit, është perandoria shpirtërore e Bullgarisë. Kudo që ka bullgarë do të ketë shpirt bullgar dhe kujtesë bullgare për familjen dhe atdheun”.

Nxënësja e klasës së dhjetë Adelina Hristova nga komuniteti i bullgarëve besarabë në Ukrainë për herë të parë e përjeton emocionin e takimit me atdheun e saj stërgjyshorë. Ajo studion gjuhën dhe letërsinë bullgare, e pëlqen shumë Bullgarinë dhe ëndërron të studiojë teknologjitë e informacionit në një universitet në Bullgari.

Jam shumë e kënaqur që Zoti më dha mundësinë të takoj njerëz kaq të mirë - thotë vajza, vjersha e së cilës “Dashuria për Bullgarinë” fitoi çmimin e parë për grupmoshën e saj në rubrikën “Poezia”. - Unë jam nga Bollgradi i Besarabisë. Më vjen shumë keq për nënën time Ukrainën. Çdo moment për ne mund të jetë i fundit. Ne nuk e dimë se çfarë na pret, kështu që ne jetojmë - aq sa na jep jeta, dhe jemi të lumtur.”

Natalija Pejçeva dhe Adelina Hristova

Tani për tani po funksionojmë, sa të mos qëllojnë,të mos ketë të shtëna”, ndërhyn në bisedë Natalija Pejçeva, drejtoreshë e shkollës bullgare të cilën Adelina e frekuenton çdo javë. Mësuesja erdhi në ceremoni për të mbledhur çmimet e nxënësve të saj, të cilët u prezantuan shumë mirë.

Ne po kthehemi përsëri në Ukrainë sepse e duam atë - shton ajo. - Është shumë e frikshme për ne tani. Rusia po na shkatërron. Mund të them shumë keq dhe asgjë të mirë për Putinin. Nuk është e mundur që në shekullin e 21-të të ketë shkatërrime - duhet të ketë paqe, fëmijët të rriten, të mësojnë, të zhvillohen ndërsa ai dëshiron të shkatërrojë të gjithë botën dhe, në veçanti, ne, ukrainasit. Ne jemi bullgarë, por jetojmë në Ukrainë. Ne flasim rusisht, ukrainisht, bullgarisht dhe anglisht - gjuhë të ndryshme.”

Anne-Michel dhe Dave-Steven

Dymbëdhjetë vjeçja Anne-Michel Heron ka fatin të lindë në një vend shumë më të lumtur, por gjithsesi zgjedh “Paqja në botë” si temë e esesë së saj. “Jam shumë i trishtuar për situatën në Ukrainë. Është e tmerrshme dhe u uroj njerëzve shumë lumturi dhe që gjithçka të përmirësohet për ta”, thotë ajo. Vajza dhe vëllai i tij nëntë vjeçar Dave-Steven lindën në Paris në një familje të një bullgareje dhe një francezi. Ata flasin gjuhën e tyre amtare në mënyrë të përsosur dhe kalojnë çdo verë me gjyshërit e tyre në qytetin Vraca (Bullgari Veriperëndimore). Të dy marrin pjesë në më shumë se një kategori në konkurs.

Unë luaj në piano që nga mosha pesë vjeçare dhe vazhdoj edhe më sot - thotë Anne-Michel. – Unë studioj në Konservatorin Francez në Paris. Kam marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare në vende të ndryshme. Kam luajtur në “Carnegie Hall” në Nju Jork, në Salzburg, në shumë salla në Greqi. Unë dua të bëhem pianiste.”

Dave-Steven ëndërron të punojë me kompjuterë një ditë. Ndërkohë shkruan dhe pikturon. Ishte piktura e tij – me një pëllumb të bardhë në qendër – që tërhoqi vëmendjen nga skena. “Vizatimi im është për të gjithë fëmijët në botë dhe mesazhi është të jemi miq”, shpjegon ai. Dhe nxiton të qëndrojë mes vajzave dhe djemve për foton në grup.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Diana Cankova






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD