Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është duke bërë një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti Radev u prit nga Ahmed Ali Al Saje - Ministër i Shtetit, koordinator i marrëdhënieve dypalëshe me Republikën e Bullgarisë.
Foto: Qendra e shtypit e institucionit presidencial

Më 1 dhe 2 shtator 2022 Presidenti Rumen Radev ndodhet për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara arab. Vizita është me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar të Abu Dhabi Shejh Mohamed bin Zajed Al Nahjan. Dy krerët e shteteve do të nënshkruajnë dokumente dypalëshe në sektorë të ndryshëm. Planifikohet të mbahet një forum biznesi me pjesëmarrjen e kompanive tona, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Abu Dhabit. Po punojnë gjithashtu për të arritur një marrëveshje midis qeverive të Bullgarisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Ndër theksat kryesore të vizitës janë bashkëpunimi dypalësh në fushën e energjetikës dhe ekonomisë dhe mundësitë për investime në Bullgari dhe projekte të përbashkëta me pjesëmarrjen e kompanive bullgare.

“Bullgaria ka ambicie për një dialog bilateral shumë më aktiv me Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili do të çonte në rezultate konkrete në energjetikë, teknologjitë e lartë, inovacionet, transportin dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, tha Radev me të mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe mbrëmjen e 31 gushtit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD