Irani i ka dorëzuar Rusisë grupin e parë të dronëve, por me sa duket janë me defekt, shkruan botimi elektronik DW, duke cituar Washington Post. Sipas botimit amerikan, i cili iu referohet burimeve nga shërbimet sekrete, që më 19 gusht rusët marën dy lloje dronësh iranianë për luftën në Ukrainë. Këta dronë janë të modeleve “Mohaxher-6” dhe “Shahed” dhe mund të qëllojnë instalimet e radarëve, pozicionet e artilerisë dhe objekte të tjera ushtarake. Megjithatë, burimi raporton se tashmë gjatë fluturimeve të para testuese, forcat e armatosura ruse gjetën një sërë defektesh dhe nuk ishin fare të kënaqur.
Deri më tani, dronët iranianë kishin një reputacion të mirë, veçanërisht pasi ishin në gjendje të depërtonin në mbrojtjen ajrore të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbrojtje kjo e cila u prodhua në SHBA. Burimet amerikane raportojnë se problemet teknike filluan me dorëzimin e dronëve, që është një nga arsyet pse operatorët rusë të dronëve trajnohen në Iran.
Pikërisht shfrytëzimi i dronëve për të drejtuar zjarrin e artilerisë ndihmoi ushtrinë ukrainase të ecë më mirë në këto beteja, pranojnë ekspertët ushtarakë rusë.
Ndërkohë, luftimet në Donbas vazhdojnë, ndërsa Kievi kritikoi ashpër mungesën e unanimitet midis vendeve evropiane në lidhje me regjimin e vizave për rusët. Më 31 gusht, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord të pezullojnë marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë për lehtësimin e vizave, por nuk ranë dakord për një ndalim të plotë të lëshimit të vizave ruse. Bullgaria, si pjesë e BE-së, dha pëlqimin për t’i dhënë fund dhënies së lehtësuar të vizave për qytetarët rusë, njoftoi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev. Gjithashtu, nuk do të njihen pasaportat e lëshuara nga territoret e pushtuara, shtoi ai. Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko tha se vendimi nuk do të mbetet pa pasoja.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..