Bullgaria feston 137 vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Tradicionalisht, qendra e festimeve është qyteti i Plovdivit. Me tingëllimin e kambanave, filloi lutja solemne në Katedralen “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytet, e kremtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Sonte, në orën 20:30, në sheshin Sëedinenie (“Bashkimi”) të qytetit do të mbahet ceremonia solemne me fishekzjarrë, ku do të marrin pjesë presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sofja e shënon festën me një ceremoni përpara mauzoleumit-eshtërore të Princit Aleksandër I të Batenbergut. Pjesë e programit ishin njësia e Gardës Kombëtare dhe kuarteti vokal "Svetogllas".
Në Varna, në orën 18:00, në sheshin Nezavisimost (“Pavarësia”) do të mbahet rikrijim i ngjarjeve të vitit 1885. Pikërisht aty Princi Aleksandër I Batenberg u njoftoi njerëzve të mbledhur lajmin e Bashkimit.
Festa u shënua edhe në Jamboll me interpretimin e këngëve patriotike dhe një lutje falënderimi. Në kortezhin nëpër rrugët qendrore të qytetit morën pjesë edhe qindra qytetarë, të udhëhequr nga kompanitë përfaqësuese ushtarake.Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..