Ekspozita e parë në llojin e saj “Drita e shkronjave” do të hapet më 22 shtator në Vankuver, në provincën e Kolumbisë Britanike në Kanada. Data u zgjodh për shkak të festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë, e cila do të shënohet së bashku me komunitetin bullgar dhe autoritetet kanadeze në Vankuver.
Në qytetin kanadez do të ekspozohen 13 vepra kushtuar alfabetit bullgar me rastin e 1150 vjetorit të misionit të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij në Moravinë e Madhe.
Ekspozita “Drita e shkronjave” tashmë u prezantua në Muzeun Historik në qytetin Niagara Fols dhe në qytetin Kitçener, provinca Ontario, me ndihmën e Ambasadës së Bullgarisë në Otava, si dhe në Bashkitë e qyteteve Niagara Fols dhe kallgari, provinca Albërta. Vetë ekspozita është nga viti 2013 – e shpallur nga UNESCO si viti i Kirilit dhe Metodijit dhe krijimit të shkrimit sllav.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Prej disa ditësh Megan Fox ndodhet në Bullgari për xhirimet e filmit të ri me pjesëmarrjen e saj, i titulluar "Subservience" (“Nënshtrimi”), ku ajo luan rolin e një roboti femre i cili përdoret nga një baba i vetëm për të mbajtur shtëpinë dhe për..
Një nga televizionet kryesore japoneze, TBS, po xhiron një film në Bullgari për historinë e trakëve dhe verën e shenjtë. Ekipi punon në Perperikon dhe në Luginën e Mbretërve Trakë pranë qytetit Kazanllëk. Filmi 50-minutësh do të transmetohet në..
Ekspozita “Bullgarët në Rumani” do të hapet më 24 janar në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje. Ajo do të paraqesë trashëgiminë kulturore nga fondi i muzeut. Projekti i ekspozitës zbatohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit bullgar në..
Sonte në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje do të prezantojë botimin fototip me ngjyra të plota të Katër Ungjijve..