Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sergej Stanishev nuk do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të Partisë së Socialistëve Evropianë

Sergej Stanishev
Foto: BGNES

Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe eurodeputet bullgar Sergej Stanishev nuk do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të partisë në kongresin e ardhshëm në Berlin. Ai e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp në Sofje, duke theksuar arsyet politike për vendimin e tij. Sergej Stanishev tha se deri më tani nuk ka kërkuar mbështetje politike nga Bullgaria dhe shtoi: “Një parti nuk mund të emërojë presidentin e gjithë kësaj familjeje të madhe, por nuk mund të jesh as kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë nëse nuk ke pas një parti të fortë dhe të autoritetshme.” Eurodeputeti paralajmëroi se një fazë e re e rrezikshme po vjen për Evropën për shkak të varësisë ekonomike nga faktorët e jashtëm. “Nuk e kam fjalën vetëm për varësinë nga Rusia për sa i përket furnizimeve me gaz apo naftë”, sqaroi ai.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 marsin 2023

Gjatë natës do të mbajë vranësira me reshje shiu, vende-vende kryesisht në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në rajonin Predballkan, të përziera me borë. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus..

botuar më 23-03-16 8.30.MD

Një luftë më efektive kundër krimit të organizuar është raportuar nga Ministria e Punëve të Brendshme

Në vitin 2022 u neutralizuan 84 grupe të organizuara kriminale, që është një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2021. Kështu thuhet në një raport të Drejtorisë kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është..

botuar më 23-03-16 7.12.MD

Në 244 seksione jashtë vendit votimi do të bëhet me makinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi fletëvotimet me letër dhe makineri për brenda dhe jashtë vendit. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit, fletëvotimi me makinë është 20 centimetra, ndërsa fletëvotimi me letër është 60 centimetra...

botuar më 23-03-16 5.47.MD