Më 20 shtator inaugurohet monumenti i akademikut Petko Stajnov - një nga kompozitorët më të shquar bullgarë, i cili krijoi vepra të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare.Përpara se tu tregojmë më tepër për ngjarjen, le të rikujtojmë se krahas veprimtarisë së tij krijuese , akademiku Stajnov është kryetari i parë i Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë“Muzikë Bashkëkohore”, e themeluar gjatë vitit 1933, themelues dhe drejtor i parë i Institutit për Muzikë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, themelues, kurse që nga viti 1933 - kryetar shumëvjeçar i Bashkimit të Koreve Popullore.
Më 1 dhjetor 2021 u mbushën 125 vjet nga lindja e tij. Në lidhje me këtë përvjetor në fillim të vitit të kaluar u krijua dhe një Komitet Iniciativë Kombëtar, i drejtuar nga akademiku Julian Revallski - Kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave. “Në sajë të kësaj iniciative, si dhe të letrave të cilat akademiku Revallski u dërgoi institucioneve të ndryshme, përvjetori u pasqyrua gjerësisht si në Sofje, ashtu edhe në të gjithë vendin, pavarësisht nga situata e ndërlikuar pandemike. Natyrisht që kishim planifikuar edhe më shumë aktivitete, por jo të gjitha u realizuan, ndaj vendosëm të vazhdojmë festimet deri më 1 dhjetor 2022”, thotë Petko Stajnov-nipi, kryetar i fondacionit që mban emrin e gjyshit të tij.
Fondacioni "Petko Stajnov" i themeluar 22 vjet më parë zhvillon një aktivitet të madh, një ndër të cilët është sistemimi dhe digjitalizimi i arkivit të madh të artistit të shquar bullgar.
“Merita kryesore për këtë i takon babait tim – arkitektit Stefan Stajnov, një nga themeluesit e fondacionit dhe udhëheqësi shumëvjeçar i saj - thotë Petko Stajnov-nipi. - Falë tij kemi një arkiv tërësisht të digjitalizuar. Kështu ndodhi që fondacioni kishte fonde të kufizuara, por ende të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetet e tij. Qëllimi ynë kryesor është që të popullarizojmë dhe të ruajmë kujtimin për personalitetin e Petko Stajnovit, por mes prioriteteve tona është si parim dhe popullarizimi i muzikës klasike bullgare. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë me organizatat e tjera, të cilat kanë qëllime të përafërta.
Një nga iniciativat tona gjatë vitit jubile është përfundimi i projektit për monumentin, i cili është vepër i profesorit Valentin Starçev dhe të djalit të tij Kamen Starçev. Arkitekt i kompozicionit është Ivan Avramov. Monumenti ngrihet në Kopshtin e Borisit, në një afërsi me estradën verore dhe me monumentin e një kompozitori tjetër të shquar bullgar Panço Vlladigjerov.”
Së bashku me Lidhjen e Kompozitorëve Bullgarë dhe Bashkimin e të Verbërve në Bullgari, Fondacioni “Petko Stajnov” është iniciatori dhe investitor kryesor. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Bashkia e Sofjes, si dhe të gjithë të tjerëve “në zinxhirin e gjatë” që ndihmuan që kjo nismë e ndërmarrë të përfundojë me sukses”, thekson Petko Stajnov – nipi.
Monumenti inaugurohet ditën e martë më 20 shtator, pas së cilës parashikohet një koncert. Sipas fjalëve të Petko Stajnovit-nipi, ai është i planifikuar prej kohe dhe ka përkuar me inaugurimin. Në koncert do të marrin pjesë Kori i Bashkimit të të Verbërve me dirigjent Petër Matev dhe Orkestra Frymore e Sofjes me dirigjent Vasill Deliev. Do të tingëllojnë vepra të Petko Stajnovit, kurse Orkestra Frymore e Sofjes do të ekzekutojë edhe vepra të kompozitorëve të tjerë, të lidhura tematikisht me veprën dhe krijimtarinë e Stajnovit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Fondacioni "Petko Stajnov", BNR
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..