23 vjet bashkë në çdo një moment, si në shtëpi ashtu dhe derisa janë në punë. Kështu, në një fjali mund të përgjithësojmë jetën e Olivie dhe Mitana Rosh. Ata janë njohur në Francë, por kanë zgjedhur të vendosen dhe të krijojnë restorantin e tyre të vogël familjar francez (bistro) në Sofje. Që nga themelimi i tij, ai ka ndryshuar adresë vetëm një herë dhe sot ndodhet në zemër të një prej pjesëve më të bukura të Sofjes - lagja e vjetër hebreje, që ndodhet prapa ndërtesës së Banjës Minerale Qendrore. Këtu, pothuajse mbi çdo një godinë, historia ka lënë gjurmët e veta nga brenda dhe nga jashtë. Mjerisht ato prej tyre të cilat janë restauruar dhe të mirëmbajtura janë shumë të pakta:
“Ne jemi njerëz të cilët punojmë këtu dhe i kemi krijuar vendin tonë, por këtu është plotë godina të cilat janë të braktisura për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjshmërisë së pronarëve të tyre. Madje dhe një pjesë nga godina në të cilën gjendet restoranti ynë, është në një gjendje tmerruese. Kjo pjesë është pronë e bashkisë. Vite të tëra me radhë ajo nuk është kujdesur që ky vend të duket pak mëmikpritës dhe të shfrytëzohet në mënyrë më racionale.Në shtëpinë pranë nesh është gjendur restoranti më i vjetër në Sofje - "Gambrinus", i cili ka qenë një vend i preferuar i mijëra njerëzve deri në vitet '90. Aktualisht, kjo godinë është e pabanueshme, kurse tek ne vijnë shumë njerëz të cilët na tregojnë se kanë qenë klientë dhe madje kanë punuar aty”.
Në vendin e bistrosë së sotëm, deri përpara 20 vjetëve po kështu ka pasur një restorant. Ai ka strehuar një sallë birre çeke, kujtim për të cilën është një vizatim nga Praga i ruajtur në mur në sallonin e vogël në katin poshtë.
Kur zgjedhin vendin, Mitana pohon se përreth ka qenë shumë pak e gjallëruar.
“Mbase iniciativa “KvARTal” tërhoqi më shumë njerëz të artit, të cilët hapën këtu atelietë e tyre. Mungon sinergjia mes të gjithë neve që jetojmë dhe punojmë këtu dhe nisma është shumë e bukur, por na duhet një mendim afatgjatë, më të qëndrueshëm dhe një përpjekje për të përfshirë më shumë njerëz në të - shpjegon Mitana, si një njeri që jo vetëm se jeton, por edhe punon në lagjen që strehoi festivalin e të dashur të kryeqytetit. - Por kjo vlen jo vetëm për këtë lagje, por edhe për të gjitha të tjerat.Megjithatë, ndjenja për një komunitet të bashkuar nuk është diçka që mund ta rrënjosësh tek dikush sot për nesër, pavarësisht se, mendoj se unë dhe Olivie, si dhe fqinjët që jetojnë dhe punojnë rreth nesh, arritëm ta realizojmë këtë."
Si një shembull në këtë drejtim, gruaja tregon një detaj të vogël por shumë të rëndësishëm, me të cilin ajo do që të pasurojë qëndrimin e vet personal ndaj çdo një klienti të veçantë, i cili ka kapërcyer pragun e lokalit -kuleta të punuara me dorë në të cilat duhet të vendoset fatura.
“Tani vonë, një djalë që punon çanta nga materiale të ricikluara u bë fqinji ynë. Mendoj që të porosis të më qepë portofola në të cilat të vendosim llogarinë e klientëve tanë. Fqinja jonë Nadezhda Georgjieva krijoi pikturën të cilën e përdorim për një vizion të restorantit. Domethënë, gjithçka që më duhet për ta paraqitur faturën në mënyrë elegante, do të mund ta marr nga lagjja. Qëndrimi dhe sjellja ndaj fqinjëve duhet të jetë si ndaj njerëzve me të cilët mund të plotësojmë njëri-tjetrin, të bashkëpunojmë, dhe jo si njerëz që janë konkurrentët tanë.”
Familja ka dy djem. Më i madhi tanimë i rritur, është një adhurues i ragbi kurse i vogli, i cili është 11 vjeç, do të donte të bëjë diçka për të "bërë para", tregon duke qeshur babai i tij. Të paktën tani për tani ideja për të trashëguar prindërit e vet në restorant nuk është afër zemrës as të njërit as të tjetrit, por ama janë busulla e tyre për një shije sa më të mirë, pasi janë njohës të ushqimit të gatuar në shtëpi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..