Kombëtarja bullgare e futbollit mundi Maqedoninë e Veriut me rezultat 1:0 në një ndeshje të tensionuar të mbushur me skena të vrazhda dhe të shëmtuara të shkaktuara nga mikpritësit. Pas një kartoni të kuq në minutën e 14-të, maqedonasit luajtën me një njeri më pak. Golin e vetëm e shënoi Kirill Despodov në minutën e 50-të. E çuditshmja është se golashënuesi më i mirë është nga qyteti Kresna e zonës gjeografike, Maqedonisë së Pirinit. Ndeshja në stadiumin e Shkupit u luajt gjatë sjelljes skandaloze të tifozëve.
Ata e pritën me fishkëllime himnin kombëtar bullgar dhe më pas kënduan kundër lojtarëve bullgarë.
Me fitoren bullgarët u renditën në vendin e dytë në grupin e katërt “C” të Ligës së Kombeve.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...