Me 100% protokolle të përpunuara të komisioneve zgjedhore sektoriale të bullgarëve që kanë votuar jashtë vendit, në vendin e parë është “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS) me 31,80% të votave, e dyta është “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 22,26 %, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia “Vëzrazhdane” merr 14,46% të votave, ndërsa për koalicionin “Bullgaria Demokratike” kanë votuar 9,85% e bullgarëve jashtë vendit. Koalicioni "GERB-SDS" mbledh 8.99% të votave, "Ka një popull të tillë" - 4.74%. Për koalicionin "BSP për Bullgarinë" mbeten 2.13% e votave, ndërsa për partinë "Ngritja Bullgare" 1.98%. 3883 bashkatdhetarë tanë jashtë vendit kanë votuar me “nuk mbështes askënd”. Seksionet e fundit që u mbyllën ishin në shtetet amerikane të Kalifornisë, Arizonës dhe Nevadës, si dhe në qytetin kanadez të Vankuverit për shkak të diferencës kohore, njoftoi Ministria e Jashtme. Votimi atje përfundoi në orën 6:00 të mëngjesit me orën bullgare të hënën, më 3 tetor 2022. Bullgarët në mbarë botën votuan në gjithsej 755 qendra votimi në 62 vende.
Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë, por me më shumë dialog dhe përpjekje diplomatike për t’u dhënë fund armiqësive. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev pasi priti presidenten e..
Gjatë natës vende-vende do të ketë reshje kryesisht nga bora, më të theksuara në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet, por nga veriu vranësirat do të fillojnë të ulen. Era veriperëndimore do të dobësohet. Të premten vetëm në mëngjes do të ketë..
Gjatë vizitës së saj në Ankara, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me homologun e saj turk, Fuat Oktaj. Të dy u bashkuan rreth qëndrimit se takimi mes presidentëve Rumen Radev dhe Rexhep Erdogan në fund të vitit 2022 i dha një shtysë të re..
Ministrat e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, si dhe sindikata e..
Kabineti i dytë i Gëllëb Donev zyrtarisht mori detyrën. Kreu i shtetit Rumen Radev në një ceremoni zyrtare në Presidencë i prezantoi detyrat dhe..
Gjatë natës dhe nesër në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe me erë. Në shumë vende në Bullgarinë Veriore dhe në malet do të ketë reshje kryesisht..