230 bullgarë votuan në seksionin në Bosilegrad të Serbisë, njoftoi ekipi i Qendrës Kulturore dhe Informative atje pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve. GERB-SDS mori më shumë vota - 71. “Po e vazhdojmë ndryshimin” mblodhi 37 fletëvotime, “Bullgaria Demokratike” – 17, “Vëzrazhdane” – 17, VMRO – 11, “Vrulli Bullgar” – 5, partitë e tjera morën një numër të vogël votash. Është befasues numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme - 42.
Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa incidente. Pjesëmarrja në votime raportohet si e ulët. Asnjë parti e vetme që ka marrë pjesë në zgjedhje nuk erdhi në Bosilegrad gjatë fushatës zgjedhore, komentojnë nga Qendra Kulturore.
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..