Kampioni i ri botëror në matematikën e shpejtësisë mendore për fëmijë deri në 12 vjeç është Kallojan Geshev. Ai është nxënës nga Sofja. Në kampionatin botëror të zhvilluar në qytetin Bilefeld të Gjermanisë, djali arriti 2217 pikë të pabesueshme, me të cilat fitoi medaljen e artë dhe titullin botëror.
Kallojan Geshev zgjidhi problemat e mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, rrënjëve katrore, rrënjëve kubike, thyesave, konvertimit të monedhës, shndërrimit të njësive matëse, llogaritjes së datave kalendarike dhe shumë të tjera në më pak se dy orë. Ai kishte vetëm një fletë për të regjistruar zgjidhjet.
Në konkurs morën pjesë 56 fëmijë nga 13 shtete dhe për herë të dytë në historinë e tij fitoi një fëmijë nga Evropa.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..