“Mos shfrytëzimi i dhunës është forca më e fuqishme në dispozicion të njerëzimit.” Këto fjalë i përkasin Mahatma Gandit, djalit të madh të Indisë, i cili i kujtoi botës parimin áhimsá (jo dhunës) si rrugë drejt pavarësisë në të gjitha format e saj. Idetë e tij ndikojnë në mendjen dhe udhëheqësit në mbarë botën. Në nderim të Mahatma Gandit dhe punës së tij, në vitin 2007 Kombet e Bashkuara shpallën 2 tetorin (ditëlindjen e tij) si Ditë Ndërkombëtare kundër Dhunës. Ekspozita konceptuale e titulluar “Áhimsá: jo dhunë” i kushtohet kësaj date, si dhe personalitetit të Gandit. Ekspozita priti vizitorët e saj të parë më 4 tetor, në Galerinë e Qendrës së Arteve - Pleven. Organizatorë janë Fondacioni Lindje - Perëndim Indologjia, Komuna Pleven, Galeria e Qendrës së Artit - Pleven, me asistencën e Ambasadës së Republikës së Indisë dhe Ambasadorit Sanjay Rana. Më shumë se 30 autorë, përfaqësues të brezave të ndryshëm, marrin pjesë me veprat e tyre.
“Kjo është një temë e dhimbshme, aq e nevojshme, sa që nuk mund të mos shkaktonte një reagim spontan te të gjithë ne që marrim pjesë, për t’u bashkuar me qëndrimin tonë kundër dhunës - thotë për Radio Bullgarinë skulptori Prof. Emill Popov. - Nuk mund të mos përmend personin që qëndron në fillim të gjithë kësaj - Jordanka Bojanova, presidente e Fondacionit Indologjik Lindje-Perëndim. Rreth një muaj më parë, ajo u kthye nga unë dhe Prof. Stanisllav Pamukçiev dhe diskutuam idenë. Në vitin 2019, zonja Bojanova inicioi dhe organizoi një ekspozitë kushtuar personalitetit të Mahatma Gandit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij. Disa nga krijuesit që prezantuan punimet e tyre atëherë iu bashkuan ekspozitës aktuale. Dëshiroj patjetër të përmend pjesëmarrjen e skulptorëve Valentin Starçev, Pavell Kojçev, Georgi Çapkënov, piktorëve Millko Bozhkov, Ljuben Genov, Ivajllo Mirçev, Pllamen Monevski.”
Konteksti i ekspozitës sugjerohet nga disa vinile - një me një skicë të portreteve të liderëve, ndjekësve të idesë së Gandit për jo dhunën dhe një vinil me mendimet e tyre, si dhe një vinil kushtuar jo dhunës ndaj fëmijëve tanë me fjalët e Nelson Mandelës: “Ne u detyrohemi fëmijëve tanë – qytetarëve më të cenueshëm në çdo shoqëri – një jetë pa dhunë dhe frikë”.
“Sigurisht, kur flasim për parimin e jo dhunës, personi i parë që del në pah është Mahatma Gandi. Kujtojmë se në vitin 1947 Pavarësia e Indisë u arrit përmes parimit të tij áhimsá (jo dhunës), diçka që historia nuk e dinte deri atëherë. I padiskutueshëm është edhe kontributi i Martin Luther Kingut, i cili arriti një fitore të madhe politike ndaj dhunës. Këta personalitete, si dhe liderë të tjerë botërorë, janë të pranishëm me mendimet e tyre ikonike. Dani Bojanova, Stanisllav Pamukçiev dhe unë ramë dakord që duhej një aspekt dokumentar për format e jo dhunës nga e kaluara e deri më sot, duke kuptuar se ky parim ka një histori mijëravjeçare - që nga sutrat e Budës, ku është baza e parimit áhimsá. “Urrejtja nuk shërohet me urrejtje, por me dashuri”, ka thënë Buda. Pra - nga njëra anë janë veprat në një rubrikë që do ta quaja "Dedikime", nga ana tjetër - citate nga Gandi, Tagore, Dalai Lama, Nënë Tereza etj. Ne donim që të jenë të pranishëm njerëz nga toka jonë, kështu që përfshimë mendimet e Petër Dënovit. I pranishëm është edhe një person, të cilin të moshuarit e kujtojnë - ai që qëndronte para tempujve “Shën Aleksandër Nevski” dhe “Shën Sofia” Gjyshi Dobri, i cili mblidhte donacione nga populli dhe të gjitha këto i dhurnte për restaurimin dhe rinovimin e kishave ortodokse. U përpoqëm të prekim temën e jo dhunës në aspektet dhe dimensionet e saj të ndryshme. Ekziston një mendim i Martin Luther King: “Reagimi zinxhir i urrejtjes që lind urrejtjen duhet të thyhet ose ne do të shembim në humnerën e errët të shkatërrimit të ndërsjellë”. Më duket se kjo duhet thënë me zë të lartë, sepse njerëzimi është fjalë për fjalë në këtë fazë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondacioni East-West Indologjia, BGNES-arkiv
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..