Prokuroria e qytetit të Sofjes do të shqyrtojë vetë publikimet në media se Bullgaria është e përfshirë në hetimin rus për bashkëpunim në shpërthimin e urës së Krimesë më 8 tetor. Shpresoj që shërbimet bullgare urgjentisht të largojnë çdo dyshim për pjesëmarrjen e vendit tonë, shkroi në Twitter kryeprokurori Ivan Geshev.
“Ura e Krimesë është një objektiv ushtarak plotësisht legjitim”, tha për BNR ish-ministri i mbrojtjes Prof. Todor Tagarev. “Kjo është një urë që u ndërtua nga Rusia në kundërshtim me ligjet e Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar, pasi kufizon lëvizjen e anijet ukrainase në portet dhe zonën ujore të Ukrainës, kështu që ky shpërthim në asnjë mënyrë nuk mund të quhet akt terrorist”, tha Tagarev. Ai theksoi konkretisht se ura u hodh në erë në 3 vende, gjë që ishte e pamundur nga shpërthimi i një kamioni. Eksperti dyshoi se përpjekja ishte vepër e Ukrainës dhe beson se Rusia përmend emrin e Bullgarisë për të implikuar NATO-n në konspiracion.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..