Rusia paralajmëroi se do të ndalojë eksportin e gazit në Evropë nëse Kontinenti i Vjetër përpiqet të vendosë një tavan mbi çmimin e naftës. Drejtori ekzekutiv i “Gazprom”, Aleksej Miller, e arsyetoi kërcënimin me kontratat aktuale në të cilat çmimi i gazit është i lidhur me atë të naftës. Deklarata e tij në televizionin shtetëror rus vjen ndërsa vendet e BE-së debatojnë nëse do të vendosin një kufi çmimi për gazin natyror si një masë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Një vendim për të kufizuar çmimin e naftës tashmë u miratua dhe do të hyjë në fuqi nga fillimi i dhjetorit.
Disa shpërthime u dëgjuan herët këtë mëngjes në Kiev - një javë pas sulmeve ruse në qytet. Sipas Andrij Ermak, kreut të zyrës së presidentit ukrainas, qendra e kryeqytetit u godit nga dronët kamikaze. Nuk ka të dhëna për viktima. Presidenti Vollodimir Zelenski njoftoi për luftime intensive midis forcave ruse dhe ukrainase rreth dy qyteteve në rajonin Doneck në Ukrainën Lindore.
Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Gjen. Ben Hoxhis parashikoi se Gadishulli i Krimesë i pushtuar nga Rusia mund të çlirohet deri në verën e vitit të ardhshëm. “Situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, tha ai në një intervistë për “Frankfurter algemajne cajtung”.
Ushtarët rusë pushkatuan një dirigjent ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Herson të pushtuar, njoftoi Ministria e Kulturës e Ukrainës. Jurij Kerpatenko nuk pranoi të drejtojë në shfaqjen e shpallur nga pushtuesit si një demonstrim i të ashtuquajturit përmirësim të jetës paqësore në Herson. “Kur territoret tona çlirohen, do të mësojmë për dhjetëra e qindra histori të tilla të tmerrshme”, komentoi shkrimtari ukrainas Oleksandër Mihed, i cili iu bashkua ushtrisë në fillim të luftës.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..