Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

18.7 për qind inflacion vjetor në shtator

Foto: arkiv

Norma vjetore e inflacionit u përshpejtua për të 19-in muaj radhazi dhe arriti në 18.7 për qind në shtator krahasuar me 17.7 për qind në gusht, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është niveli i tij më i lartë që nga viti 1998, kur vendi ynë po dilte nga një periudhë hiperinflacioni.

Inflacioni mujor është 1.2 për qind, dhe inflacioni nga fillimi i vitit arrin 14 për qind. Në shtator, çmimet e arsimit u rritën më së shumti - me 5.4 për qind, pasuar nga çmimet e banesave, ujit, rrymës, gazit dhe lëndëve djegëse të tjera - me 4.2 për qind, dhe produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike - me 2.3 për qind. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për argëtim dhe kulturë ranë me 4.6 për qind, për transport me 2.9 për qind dhe për  komunikim me 1.8 për qind.

Indeksi i çmimeve për mallrat dhe shërbimet nga shporta e vogël u rrit me 2.9 për qind krahasuar me një muaj më parë dhe me 17.4 për qind që nga fillimi i vitit.

Inflacioni vazhdon të tejkalojë rritjen e të ardhurave


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD