Liderët e partive, sidomos të përfaqësuar në parlament, më në fund duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të bëjnë që të tërheqin qytetarët në kutitë e votimit, në mënyrë që ata të kenë një përfaqësim shumë më serioz dhe të mos arrihet deri këtu.” Kështu e komentoi nga Brukseli presidenti Rumen Radev krizën në Kuvendin Popullor rreth zgjedhjes së kryetarit të parlamentit. Ai uroi që të mbizotërojë arsyeja dhe deputetët të formojnë një parlament - kusht pa të cilin kreu i shtetit nuk mund të fillojë konsultimet për formimin e një kabineti. Rumen Radev gjithashtu shprehu pritjen që të miratohet buxheti i shtetit, si dhe projektligjet e përgatitura nga qeveria e përkohshme në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes, në mënyrë që BE-ja të fillojë pagesat. “Është koha për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë politike dhe për të kryer reformat që mungojnë prej vitesh”, theksoi presidenti.
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë..
Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill..
Ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IPI) Petër Ganev anoncoi për BNR-në Librin e tyre të Bardhë për ekonominë bullgare - "Zhbllokimi i rritjes: rruga përpara pas zgjedhjeve". "Ne duhet të kërkojmë marrëveshje dhe të miratojmë një buxhet,..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..