Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partitë e përfaqësuara në parlament para dorëzimit të mandatit të parë për formimin e kabinetit. Përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS u takuan të parë me kreun e shtetit.
“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të formuar një qeveri deri në kufirin e vetëruajtjes, edhe pak përtej saj, por pa u depersonalizuar fare”, premtoi nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev. Desisllava Atanasova tha se GERB-SDS ka ekspertët e nevojshëm për të formuar një kabinet. Ata presin që grupet e tjera parlamentare të mendojnë dhe të mbledhin një shumicë për të formuar një qeveri.
Masat antikrizë të propozuara nga GERB-SDS janë vazhdimi i kompensimeve për bizneset, lënia e konsumatorëve vendas në tregun e rregulluar të energjisë elektrike edhe për disa vite dhe organizimi i një ankandi për furnizime afatgjatë me gaz.
Forca parlamentare mirëpret propozimin e paraqitur nga qeveria e përkohshme për të blerë më shumë avionë luftarakë F-16.
Daniell Mitov bëri thirrje për t’u dhënë fund deklaratave se ofrimi i ndihmës teknike ushtarake për Ukrainën do të na futë në luftë. Sipas tij, kjo i shqetëson partnerët e NATO-së sepse “këto sinjale nuk i lejojnë ata të na vlerësojnë si anëtarë të përgjegjshëm të Aleancës”.
Presidenti u përgjigj se në asnjë samit nuk ndjeu një aluzion në këtë drejtim dhe bëri thirrje për t’iu qasur me kujdes idesë së pajisjes së Ukrainës me armë të vjetra për të marrë të reja në këmbim. Ai paralajmëroi se ripaisja kërkon kohë.
Konsultimet e presidentit vazhdojnë.
Forcat politike në parlament janë të vetëdijshme për nevojën e formimit të qeverisëMinistri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..