Nënpresidentja Ilijana Jotova vendosi një kurorë para monumentit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Zagreb. Ajo mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të 30 trëndafilave nga Ambasada e Bullgarisë për qytetin e Zagrebit me rastin e përvjetorit të 30-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i shkollës bullgare të së dielës në Zagreb, patron i së cilës është Ivan Vazov.
“Në vigjilje të 1 Nëntorit - Ditës së Iluministëve Bullgarë, që është një festë e madhe bullgare, nuk ka gjë më mirë se ta shënojmë para një monumenti të tillë”, tha kryetari i Zagrebit, Tomisllav Tomasheviç, i cili vendosi gjithashtu një kurorë para monumentit të Vazovit, njoftoi BTA.
Pak më vonë nënpresidentja Ilijana Jotova vizitoi Universitetin e Zagrebit, ku u takua me studentët e Departamentit të Gjuhës Bullgare. Udhëheqja e Universitetit të Zagrebit kërkoi më shumë mësues të gjuhës bullgare. Nënpresidentja Jotova i dhuroi Universitetit të Zagrebit libra të autorëve bullgarë.
Bullgaria do të mbështetet te përvoja e Kroacisë në anëtarësimin në eurozonëNuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..