Nënpresidentja Ilijana Jotova vendosi një kurorë para monumentit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Zagreb. Ajo mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të 30 trëndafilave nga Ambasada e Bullgarisë për qytetin e Zagrebit me rastin e përvjetorit të 30-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i shkollës bullgare të së dielës në Zagreb, patron i së cilës është Ivan Vazov.
“Në vigjilje të 1 Nëntorit - Ditës së Iluministëve Bullgarë, që është një festë e madhe bullgare, nuk ka gjë më mirë se ta shënojmë para një monumenti të tillë”, tha kryetari i Zagrebit, Tomisllav Tomasheviç, i cili vendosi gjithashtu një kurorë para monumentit të Vazovit, njoftoi BTA.
Pak më vonë nënpresidentja Ilijana Jotova vizitoi Universitetin e Zagrebit, ku u takua me studentët e Departamentit të Gjuhës Bullgare. Udhëheqja e Universitetit të Zagrebit kërkoi më shumë mësues të gjuhës bullgare. Nënpresidentja Jotova i dhuroi Universitetit të Zagrebit libra të autorëve bullgarë.
Bullgaria do të mbështetet te përvoja e Kroacisë në anëtarësimin në eurozonëNe do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..