Jam plotësisht dakord me mendimin tuaj se nuk mund të ketë një qeveri me çdo kusht, produkt i marrëveshjeve joparimore prapa kulisit. Por dua të shteroj plotësisht të gjitha opsionet e mundshme për formimin e qeverisë, tha presidenti Rumen Radev në konsultimet me “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Formacioni, i cili ka grupin e dytë më të madh në Legjislaturën e 48-të të Kuvendit Popullor, theksoi se nuk do të mbështesë një kabinet me mandat GERB-SDS. Ata duan që qeveria e ardhshme të mbështesë 16 politika nga programi i partisë së tyre. Ndër to janë rritja e pagës minimale, ndihma për pensionistët dhe lehtësimi i taksave për familjet e reja. Prioritete të tyre mbeten gjithashtu lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..