Në komunën e qytetit Ellhovo më 9 nëntor u shpall ditë zie në kujtim të policit 32-vjeçar Petar Bëçvarov, i cili u vra në shkëmbim zjarri në kufi. Inspektorit të ri do t’i jepet pas vdekjes distinktivi i nderit i Ministrisë së Brendshme dhe, me kërkesë të prindërve të tij, do të varroset me uniformën e Policisë Kufitare.
Asnjë forcë shtesë nuk është e dërguar në kufirin me Turqinë që nga incidenti tragjik. Forcat në terren janë të mjaftueshme, tha para BNR krye komisionari Stanimir Stanev, i cili është zëvendës kryesekretar i ministrisë. Dy persona u arrestuan në Turqi për pjesëmarrje në incident. Ata janë shtetas turq, shpjegoi Stanev dhe shtoi se tashmë në Turqi ka ekipe të Prokurorisë bullgare dhe të Ministrisë së Brendshme, të cilat drejtohen nga zëvendësministra.
Historia e re e BE-së nuk mban mend një incident kaq të rëndë kufitar, komentoi për BNR ish-zëvendësministri i punëve të jashtme Milen Keremedçiev.
“Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet turke, por synuam të qetësojmë presidentin Rexhep Erdogan që ai të mos i drejtonte flukset e mëdha të emigrantëve drejt Bullgarisë. Më pas pati valë të forta drejt Greqisë, e cila mbylli kufirin e saj. Ne nuk e bëmë këtë dhe vazhdojmë të negociojmë me partnerët tanë turq nga pozita e të qenit më të dobët. Është e qartë se ne mbështetemi në shërbime dhe vende të tjera për të kapur trafikantët e emigrantëve dhe për të ruajtur kufijtë tanë”, tha Keremedçiev.
“Frontex” ndihmon edhe kontrollin kufitar bullgar për momentin, por kjo nuk mjafton. Në muajt e fundit, nuk kishte përgjigje adekuate ndaj një fluksi të rritur dhe të strukturuar migrantësh. Ka mundësi që në të të ketë edhe anëtarë të organizatave terroriste, gjë që e bën edhe më të rrezikshme punën e policisë.
“Duhet të pranojmë se ne nuk mund të merremi vetëm me këtë problem dhe të kërkojmë bashkëpunim më serioz, sepse thyerja e kufirit tonë është thyerje e kufirit të BE-së”, kërkoi Keremedçiev.
Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë, përpjekjet shekullore për përparim dhe liri, tha Presidenti Rumen Radev në një ceremoni me rastin e..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka të drejtë sipas Kodit Zgjedhor të korrigjojë rezultatet e votimit për shkak të gabimeve në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve të gjetura në vëzhgimin me video, tha zëvendëskryetarja e KQZ-së,..
Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..