Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA dhe Rusia po negocijojnë në Ankara për paqe në Ukrainë

Foto: arkiv

Në kryeqytetin e Turqisë filluan bisedime ruso-amerikane, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov, duke iu referuar botimit “Komersant”. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ripohoi informacionin, me saktësimin, se nismëtar i bisedimeve është pala amerikane. Kanalet ruse në rrjetin social “Telegram” njoftojnë, se në konsultimet po shqyrtohen variante të marrëveshjes paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa në delegacion është drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Sergej Narishkin, thekson gjithashtu korrespondenti ynë.

Ndërkohë në Bali kryetari i takimit të liderëve nga G-20, presidenti indonezian Joko Widodo bëri thirrje për unitet gjatë edicionit të sivjetshëm të forumit, transmetoi BTA, duke cituar Reuters. Sipas fjalëve të Widodo, blloku nuk duhet të lejojë që bota të bjerë në një tjetër luftë të ftohtë dhe konflikti duhet të përfundojë. Përndryshe, do të jetë e vështirë për botën të ecë përpara, tha Widodo, pa përmendur konkretisht luftën në Ukrainë në fjalimin e tij të hapjes së forumit. Sipas tij, konflikti ka një ndikim shumë të fortë në furnizimin me ushqime dhe burime energjie dhe bota po përballet me një sërë krizash që intensifikojnë rivalitetet. Indonezia po punon për të kapërcyer dallimet e mëdha midis vendeve, tha gjithashtu presidenti indonezian, duke shtuar se të njëjtën frymë duhet të tregojnë edhe vendet pjesëmarrëse, sepse bashkëpunimi nevojitet më shumë se kurdoherë tjetër për të shpëtuar botën.

Në të njëjtën kohë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Marija Zaharova përgënjeshtroi njoftimet e mediave perëndimore, se ministri Sergej Llavrov u shtrua në një spital në ishullin indonezian Bali. Në një video amatore të përhapur nga Zaharova, Llavrov u bëri thirrje “gazetarëve perëndimorë të jenë më të sinqertë se sa janë, të shkruajnë të vërtetën më shpesh dhe të mos kufizohen në reportazhet e tyre mbi një këndvështrim”, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët në parlamentin e ri bënë betimin

Deputeti më i moshuar i "Ka një popull të tillë" Sillvi Kirillov hapi seancën e parë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. “Në shoqërinë bullgare janë vendosur shumë vija ndarëse. Ky është një problem për shoqërinë që duhet zgjidhur..

rinovuar më 24-11-11 3.17.MD
Vasill Terziev

Bashkia e kryeqytetit do të ndërtojë një muze të komunizmit në Sofje

Premtova që në fushatën zgjedhore të ndërtoj një muze për historinë e komunizmit bullgar dhe aktualisht jemi duke hedhur hapat e parë, shkroi në Facebook kryetari i kryeqytetit Vasill Terziev. Sofja është i vetmi kryeqytet nga ish-blloku lindor pa..

botuar më 24-11-11 9.56.PD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Kuota për kapjen e shojzës së detit në Bullgari është rritur me 10%

Gjatë katër viteve të ardhshme, kapja e lejuar e shojzës së detit (Psetta maxima maeotica) në Bullgari do të kufizohet në 82.5 tonë. Në një mesazh të qendrës së shtypit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve, theksohet se kjo është 10% më shumë se sasia e..

botuar më 24-11-10 11.05.PD