Kuvendi Popullor miratoi një deklaratë për aderimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në dokument theksohet se vendi ynë i përmbushi kërkesat tashmë në vitin 2011 dhe kjo u konfirmua nga shumë institucione ndërkombëtare. Insistohet që Bullgaria të bëhet pjesë e Shengenit në vitin 2023. Deputetët bullgarë u bëjnë thirrje kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE-së që të mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në zonën pa kontrolle kufitare. Deklarata u mbështet njëzëri nga partitë GERB-SDS, “BSP për Bullgarinë”, DPS dhe “Ngritja Bullgare”. “Vëzrazhdane” votoi kundër. Deputetët nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” nuk ishin në sallë dhe nuk votuan.
Bullgaria aplikon dezinfektimin e detyrueshëm të makinave në të gjitha pikat kufitare, për shkak të shpërthimeve të murtajës së ripërtypësve të vegjël të zbuluar në Greqinë Veriore. Autoritetet bullgare kanë dërguar letra njoftimi për të gjitha..
Në Bullgarinë Jugperëndimore, zjarret nuk po shuhen, më shumë se 15 000 dynymë pyje tashmë janë bërë hi. Prej dy javësh zjarri nuk mund të shuhet dhe për momentin është aktiv vetëm në anën lindore, në territorin e rezervatit “Ali Botush”, i cili është..
Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...
Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata..
Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita..